Futboll Sport

Tifozët e presin në Torino, Ronaldo shkon në Greqi (FOTO)

Kristiano Ronaldo është shumë pranë transferimit tek Juventusi në Serinë A. Teksa tifozët bardhzinj presin ardhjen e yllit portugez në Torino, ai është kapur duke shijuar pushimet në jug të Greqisë.

Gazeta “Contra” raporton se Ronaldo ka udhëtuar drejt Greqisë me avion privat për të ruajtur privatësinë, gjithsesi ai nuk i ka shpëtuar paparacëve, të cilët kanë arritur të shkrepin një foto. Ylli portugez ndodhet në një nga ishujt e vendit ballkanik së bashku me partneren Xhorxhina Rodriguez dhe djalin, Krisiano Junior.

Në ditët e ardhshme pritet që transferimi i Ronaldos te kampionët e Italisë të bëhet zyrtare. Ky do të jetë një nga transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje.

Related posts

Ardian Mema “driblon” humbjen: Në janar duhet ndërhyrje, kam folur me presidentin

Isa.Autor

“LIVERPOOLI ËSHTË FAVORIT PËR TË”/ Insiston ish-menaxheri i “Të Kuqve” Souness

Delo.autor

Formacioni më i mirë i vitit/ Cilët votojnë dhe kush e dominon “trofeun historik”

Isa.Autor

Leave a Comment