Futboll La Liga Sport

ORËT VENDIMTARE NË MERKATO/ Konte do digën, Kante e Smolling deri në fund

Ekuilibër dhe pes imizëm: duket titul li i një traktati filozofik. Por ndërkohë është “vetëm” Interi. Dhe vetëm Antonio Konte dhe kërkimi i tij i perfeksionit. Në fund është skuadra që më pak se dy muaj më parë mbylli kampionatin me mbrojtjen e dytë më të mirë të Serisë A. Për t’u kuptuar: vetëm tri herë në gjithë sezonin e kaluar lojtarët e Kontes kanë pësuar tre gola në një ndeshje të vetme. Këtë herë ndodhi në debutim. Dhe një korrigjim, përveçse një shpjegim, është i detyrueshëm.

SHPJEGIM – E thënë e bërë: ajo mbrojtje nuk ekziston më, sepse Godin shkoi në Kaljari dhe Shkriniar është më shumë në Londër se në Milano. Rastis që jo të gjitha copëzat të shkojnë menjëherë në vendin e tyre. Por më pas, gabon kush përqendrohet vetëm te trioja mbrojtëse. Ku mungonte edhe De Vraj, i zëvendësueshëm më shumë se kurrë. Që shikonte Bastonin në debutimin si qendërmbrojtës puro, me një Kolarov larg nga forma optimale.

Gjithçka e vërtetë. Megjithatë, pika është një tjetër dhe lexohet në mungesën e një lojtari të madh filtrues në mesfushë, përkrah Barelës. Vetëm Galjardini ka ato karakteristika. Konte tha: “Duhet të mësohemi të jemi më pesimistë me topin në këmbë”. Si të thuash: mesfushorët nuk mund të mendojnë vetëm për fazën sulmuese. Ja përse, nëse një dorë nuk do të vijë nga merkatoja, do të jetë shpesh Vidal që mbulon atë zonë të fushës.

STRATEGJI – Por ky Inter pritet të transformohet nga merkatoja dhe një javë nga sot skuadra zikaltër mund të jetë shumë ndryshe nga ajo aktuale. Janë orët e Shkriniarit këto: mbrojtësi u ka thënë “po” “Spërsave”, pritet vetëm oferta zyrtare e Totenhemit (mendohet të jetë 40 milionë euro plus bonuse). Në rast lamtumire, është e qartë që tek Interi do të afrohet një zëvendësues i sllovakut. Por, mund të ndryshojë strategjia zikaltër.

Nevoja e Kontes për një mesfushor mund t’i shtyjë zikaltrit të nisin një negociatë për të gjetur zëvendësuesin vetëm në huazim. Po ulen kuotat për Kabak dhe Milenkoviç, më i lehti për t’u arritur në seli merkatoje është Smolling, për të cilin Interi po projekton një ofertë huazimi me të drejtë blerjeje. Nëse kështu do të ishte, një pjesë e resurseve financiare do të ruheshin për Ngolo Kantenë, goditjen që Konte kërkon.

Për Çelsin nuk është i pashitshëm, e ka bërë të kuptohet edhe trajneri Lampard që ndjek Rajs të Uest Hemit. Mesfushori, duhet kujtuar, ka dhënë gatishmërinë e tij për të ndjekur Konten, edhe pse gjatë orëve të fundit në mes ka hyrë edhe Mançester Junajtid. Afrimi i francezit do të garantonte ekuilibër. Më shumë se Brozoviç dhe vetë Eriksen. Ndërkohë, në ditët e ardhshme Ranokia do i bashkohet Xhenoas dhe Konte pret Darmianin. Pas 5 tetorit a do të jetë një tjetër Inter krahasuar me atë që rrezikoi shumë fundjavën e kaluar kundër Fiorentinës?

Related posts

SUPERLIGA/ Kryeqyteti pret “derbin e vogël”, Kastrioti debuton në Gjirokastër

Isa.Autor

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPINOS/ Tuchel: Mbappe nuk do të ndryshojë, tek “Djajtë e Kuq” më tremb vetëm ai

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Zbulohen arbitrat e finales, FSHF vendos për 6 gjyqtarë me stemën e FIFA-s

Delo.autor

Leave a Comment