Futboll Premier League Sport

TIPIK SHQIPTAR/ SHPËRTHEN lojtari i Stoke Cityt: SHAQIRI si PASHA, kurse ne i SHËRBENIM

Mesfushor i Stoke City-t, Charlie Adam ka akuzuar ish trajnerin e ekipit Paul Lambert se i bënte një trajtim prej pashai Xherdan Shaqirit, kurse lojtarët e tjerë i kishte kthyer në shërbyes të zvicerano-shqiptarit.

Pas rënies së “poçarëve” nga kategoria, skocezi ka qenë një nga më kritikët kundrejt blerjes më të re të Liverpool-it. Ai u transferua për shumën e 13 milionë sterlinave te të kuqtë. Adam tha se për mesfushorin zviceran kishte mjaft lehtësira, krahasuar me lojtarët e tjerë të ekipit.

“Ne patëm një takim me ish trajnerin dhe atëherë ai na la të kuptonim se ne thjesht ishim shërbyes dhe se kishim në ekip një lojtar të klasit botëror. Praktikisht ne duhet t’ia jepnim topin dhe t’i krijonim raste, e kjo ishte e vështirë për t’u pranuar. Trajneri e favorizonte atë, kurse ne luftonim për të mos rënë nga kategoria.

E dinim se ai ishte lojtar që të jepte fitoren në një ndeshje, por duhet të kishte më respekt. Ai ëhstë futbollist i madh, disa herë bëri mirë për ne, por në momentet më kritike kur rrezikonim rënien, ai nuk ishte aty. Madje mendoj se kalimi te Liverpool duhet të jetë vendosur që 3-4 muaj përpara botërorit”, tha skocezi.

Related posts

CHELSEA-REAL MADRID/ Zidane me “armën sekrete” kundër “Bluve të Lodrës”, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Liverpooli merr sensacionin e kampionatit francez

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Partizani bëhet anëtar Shoqatës së Klubeve Europiane

Delo.autor

Leave a Comment