Futboll Sport

TIRANA e Superiores nis projektin, bardheblutë marrin “ish”-in e korçarëve

Jo vetëm merkato për të përforcuar skuadrën me elementë cilësorë, por tashmë në klubin e Tiranës ka nisur puna për të strukturuar stafin drejtues. Shumë ndryshime në kampin bardheblu, që në këtë edicion futbollistik do të luftojë për titullin kampion. .

Presidenti Refik Halili është i vetmi që mban postin e administratorit të klubit, ndërsa nga 24-herë kampionët e vendit është larguar Gerti Dajçi. Ndryshime ka edhe në hallkat tjera drejtuese. Pas katër vitesh si përgjegjës i marrëdhënieve me publikun, Halili i ka besuar postin e drejtorit sportiv, Arbi Laçit. Hektor Çomo, menaxheri i njohur që ka qëndruar gjithmonë pranë bardhebluve, tashmë do të jetë drejtor ekzekutiv.

Tirana ka bërë “pazar” me një ish-korçar, Mario Nikolli. Ky i fundit ishte sezonin e shkuar në rolin e menaxherit të klubit me Skënderbeun dhe të njëjtin post i kanë besuar këtë edicion bardheblutë. Ndërkohë, në pozicionin e përgjegjësit së marrëdhënieve me publikun pritet të jetë një femër. Deri tani është dikush në provë, megjithatë në klubin e Tiranës nuk kanë preferuar ta bëjnë emrin të ditur deri në emërimin e saj.

 

Related posts

MERKATO E VERËS/ Gerard përgatitet për hapin e madh, projektohet në stolin e klubit të madh të Premier…

Delo.autor

MANCHESTER CITY-TOTTENHAM/ Guardiola kërkon të hakmerret për eliminimin nga Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

INTER-LAZIO/ Kupa e Italisë”: “Zikaltërit” kërkojnë të kalojnë në gjysmëfinale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment