Formula 1 Sport

Hamilton: Ricciardo më i fortë se Verstappen, por nuk vjen te Mercedes

Daniel Ricciardo është në kërkim të një makine të re në rast se nuk do të rinovojë me Red Bull, kërkon një makinë që t’i ofrojë mundësinë për të dueluar për titullin kampion në Formula 1. Në fakt, janë të shumtë pilotët që këtë vjeshtë mund të ndryshojnë skuadër dhe australiani duket se i ka shkelur syrin makinës Mercedes, për të zënë vendin e Bottas. Por duket se nuk është dakord me këtë lëvizje kampioni i botës në fuqi, Lewis Hamilton, që preferon më mirë finlandezin.

“Unë mendoj se Ricciardo do të qëndrojë aty ku është, por e pranoj që është një ndër pilotët më të mirë, ndaj ka të drejtë që kërkon të duelojë për titull. Natyrisht që sipër Red Bull janë vetëm Mercedes dhe Ferrari, por te Mercedes, për momentin, nuk ka asnjë vend të lirë. Nuk besoj se do të vijë këtu”, tha Hamilton. Britaniku u shpreh se Ricciardo këtë vit është më lart se Verstappen. “Rezultatet flasin qartë, Daniel ka 2 fitore dhe duelon për titull, Max asnjë”, u shpreh Hamilton.

Related posts

DISFATA NDAJ LUFTËTARIT/ Flet trajneri Daja: Duhet të mbledhin mendjen, duke…

Delo.autor

Minutë pas minute/ Mbyllen 120′ në barazim 1-1, Spanja dhe Rusia i drejtohen penalltive (VIDEO)

Isa.Autor

PËSOI SULM NË ZEMËR/ Iker Casillias jep lajmin: Pas 6 muajsh… (FOTO)

F.autor

Leave a Comment