Futboll Seria A Sport

Tjetër blerje “big”, Juventusi synon edhe Milinkovic-Savic

Ardhja e Cristiano Ronaldos shton ambiciet e Juventusit. Beppe Marotta dhe Fabio Paratici janë duke punuar intensivisht për ti dhuruar teknikut Allegri një skuadër në lartisinë e duhur për të arritur tek trofeu i Champions League-s, trofe që u mungon bardhezinjve që prej 1996-ës. Me transferimin e Ronaldos, Juventus duke se i ka hapur rrugë afrimeve të lojtarve me peshë, por edhe të kushtueshëm njëkohësisht. Objektivi i radhës është Milinkovic Savic për të cilin Zonja e Vjetër ka gati planin për të mundur realizimin e këtij operacioni.

Për serbin është në garë edhe Reali i Madridit, teksa në krahun tjetër presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka vendosur çmimin 140-150 milionë euro për ta lënë të lirë Savic. Kampionët e Italisë kanë një strategji të qartë për të siguruar shërbimet e mesfushorit. Ata janë të gatshëm t’u japin bardhekaltërve njërin mes Cuadrados dhe Mandzukic. Kolumbiani pëlqehet shumë edhe nga tekniku i klubit roman, Simone Inzaghi dhe është për skemat e tij është personi i duhur.
Ndërsa Mandzukic mund ta kërkojë largimin pas dëshiron të rikthehet në rolin që ai luan atë të sulmuesit të qëndrës gjë të cilën tek bardhezinjtë nuk po e bën dot pasi Allegri e ka spostuar në krahë.

Rivaliteti me Realin e Madridit mbetet pasi duan me çdo kusht që largimin e Ronaldos ta zëvendësojnë sa më shpejt duke i bërë si dhuratë tifozëve disa transferime të rëndësishme, ku krahas emrave si Neymar, Mbappe dhe Hazard qëndron edhe Milinkovic-Savic.

Sidoqoftë Juventus pritet t’i sigurojë të ardhurat për mesfushorin serb, pasi bardhezinjtë pritet të kenë edhe disa largime.100 milionë euro Juvja mund t’i përfitojë vetëm me largimin e Higuain dhe Rugani për të cilët Chelsea qëndron pas dere.

Related posts

SUPERSFIDA JUVE-INTER/ “Bomba” e DYBALËS ngroh DIMRIN dhe  “sfidon” WANDËN (FOTO)

Isa.Autor

BARCELONA-EIBAR/ Sfida në “Camp Nou” nisi me vonesë, arsyeja është e çuditshme! (FOTO)

Delo.autor

SHQIPËRI-FRANCË/ Rast i pastër, shikoni çfarë humbin Hysaj dhe Gjimshiti (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment