Futboll Premier League Sport

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Chelsea është gati që të bëjë goditjen e madhe në merkato

Gjigantët londinezë prej disa javësh janë futur në garë për të marrë shërbimet e mesfushorit rus, Alekandr Golovin. Siç shkruan “The Sun”, lojtari mësohet të ketë refuzuar një ofertë nga Monako, pasi dëshiron të luajë me një ekip më të madh. Juventus deri më tani është parë si ekipi favorit që mund të blejë kartonin e lojtarit, i cili shkëlqeu me përfaqësuesen e tij gjatë Kupës së Botës.

Golovin shënoi shtatë gola në 38 paraqitje për CSKA-në e Moskës, që e mbylli e dyta në kampionatin rus me dy pikë më pak se rivalët e Lokomotivës që mbajtën vendin e parë. Me paraqitjen fantastike që bëri në Botëror, ai e rriti reputacionin e tij dhe vlerën e kartonit, duke nxitur ‘luftën’ mes shumë ekipeve.

Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri ka rënë dakord me lojtarin për t’a sjellë në “Stamford Bridge”. Gazetari i Calciomercatos, Matteo Pedrosi raporton se: “Golovin ka hedhur poshtë transferimin në stadiumin “Louis II”. Chelsea dhe CSKA kanë rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me Aleksandr Golovin. Lojtari ka hedhur poshtë ofertën e Monakos. Jo Juventus, por Golivin do të jetë mesfushori i ri i Chelseas”.

Sarri do të kërkojë gjithashtu të afrojë mbrojtësin e Juventus Daniele Rugani në radhët e tij për fazën defensive dhe sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuain. Megjithëse, ky i fundit flitet se ka shprehur dëshirën për të luajtur me Milanin në Serie A.

Related posts

BARAZIM PA GOLA/ Chelsea nuk fiton as me Tuchel, ndan pikët me Wolves

Delo.autor

E BUJSHME/ Ronaldo refuzoi 6 milionë euro në vit për të reklamuar këtë vend, pastaj edhe Messi

Delo.autor

KA HUMBUR SHPRESAT? Silva zbulon klubin e Neymarit për sezonin e ri

F.autor

Leave a Comment