Futboll Sport

Totti: Këtij lojtari do ia dorëzoja numrin 10

Francesco Totti përgatitet për sezonin e tij të dytë si drejtues i Roma, skuadër ku shkroi historinë e tij si futbollist. Ish-kapiteni ka folur nga San Diego e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku verdhekuqtë po marrin pjesë në një turne miqësor.

Ai flet për tre blerjet më të rëndësishme të Roma, Coric, Kluivert dhe Pastore: “Pastore ishte futbollisti që na duhej, ndërsa Kluiverti është njëlloj si i ati i tij, me një ndryshim që Patrick ishte më shumë golashënues, ndërsa Justin punon më shumë dhe është më i shpejtë. Më ka pëlqyer shumë edhe Coric. Teknikisht është një nga futbollistët më të mirë të kam parë në jetën time dhe nuk e ekzagjeroj kur them se tifozët e Romës do të mbeten gojëhapur.”

Atyre që i thonë se ndoshta ka ardhur momenti që dikush të marrë fanellën e tij me numrin 10, Totti i përgjigjet: “E kam thënë gjithmonë se nuk duhet hequr përgjithmonë numri 10, si ka bërë Napoli me Maradonën. Është puna e klubit të gjejë një zëvendësues dhe fëmijët që luajnë me Roma kanë të drejtë ta ëndërrojnë ashtu si bëja unë. Për shembull do t’ia jepja me kënaqësi Leo Messit. Do të shkoja personalisht në aeroport për t’ia dhënë.”

Related posts

“ËSHTË MOMENTI QË EKIPI TË RINGRIHET”/ Flet mesfushori Telushi: Duhet të shohim përpara…

Delo.autor

SPEKTAKOLARE/ Rekord botëror në 100m shpinë nga notarja amerikane Baker (VIDEO)

Sadik.Autor

HUMBI NDESHJEN HISTORIKE/ Muriqi bën liderin për Kosovën (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment