Futboll La Liga Sport

E ÇUDITSHME/ Çmenduria e REALIT në merkato, 97 milionë euro “ngrohin stolin”

Fytyrat e reja ende nuk janë “karburant” te Real Madridi. Pas pesë ndeshjeve të para zyrtare të sezonit të ri, tre nga katër përforcimet (Odriozola, Vinicius dhe Mariano) ende nuk kanë pasur shansin të luajnë qoftë edhe një minutë të vetme. Dhe të mendosh se të tre ata kanë kushtuar 97 milionë euro. Referuar përforcimeve, vetëm Courtois (titullar në dy ndeshjet e fundit të La Liga-s) ka pasur për momentin peshë në ekip.

Situata më e habitshme është ajo e Mariano. Trajneri Lopetegui kërkoi një “9” gjatë gjithë verës dhe më në fund erdhi përforcimi i bardhë nga Lyon. Tekniku dëshironte një zëvendësues garantues për Benzema, por me karakteristika të ndryshme nga francezi, sidomos për ndeshjet me “të përpjeta”. Në “San Mamés”, një nga këto situata jo të favorshme u përjetua, apriori.

Por Julen harroi se kishte në stol Mariano. “Mund të kishte qenë një opsion, por menduam se Bale kishte nevojë për një ndryshim dhe vendosëm një lojtar që siguronte energji (Lucas Vazquez), – tha trajneri i bardhë pas ndeshjes. Mariano, në parim, arriti me premtimin se do të ketë një rol më të rëndësishëm sesa ai që luajti në vitin “akademik” 2016-2017 (luajti vetëm 302 minuta). Por, është ende i paaktivizuar në këtë sezon…

Të rinjtë
Rastet e Odriozolës (22 vjeç) dhe Vinicius (18) janë të ndryshme. Të dy janë përforcime të së ardhmes dhe ideja është se rëndësia e tyre do të rritet pa nxitim. Anësori kishte debutuar tashmë, edhe pse një lëndim i parakohshëm i muskujve në periudhën parasezonale, i shoqëruar me kohën e mirë të Carvajal, e ka penguar që të lirohet.

Por, në minutat që kishte në miqësoret kundër Manchester Unitedit dhe Juventusit, la përshtypje të mirë. Premiera e tij mund të bëhet të shtunën kundër Espanyol, në “Bernabéu” (ora 20:45). Vinicius, ndërkohë, shënoi përsëri dje me Castilla (ka tre gola në tri ndeshje). Ideja është të fillojë të ketë minuta me ekipin e parë, në javët e ardhshme.

Kalendari i ngjeshur
Lopetegui do të duhet të përdorë të gjithë grupin gjatë javëve të ardhshme, sepse ka një kalendar të ngjeshur ndeshjesh. Një “maratonë” që filloi me barazimin në “San Mamés” dhe nuk do të ketë armëpushim. Plot 6 ndeshje do të luhen në 18 ditë. Lopetegui ka në dispozicion edhe shtatë lojtarë, që ende nuk kanë shfaqur këtë sezon: Casilla, Vallejo, Odriozola, Fede Valverde, Marcos Llorente, Vinicius dhe Mariano.

Related posts

Marseille interesohet për mesfushorin e Romës

Sadik.Autor

LIVERPOOL “TËRHIQET”/ Atletico kalon në avantazh që në minutën e ‘4 (VIDEO)

F.autor

Milan në kaos/ Yonghong Li nuk paguan 32 milionë euro dhe ekipi përfundon në duart e…

Isa.Autor

Leave a Comment