Futboll Seria A Sport

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Tagliavento: Doja të jepja golin e Muntarit, por nuk e dhashë sepse…

Paolo Tagliavento bulon se donte të jepte golin e Sulley Muntari-t në ndeshjen e Milan ndaj Juves por kishte nevojë për OK e asistentit. Në shkurt të 2012, dy ekipet ishin duke luftuar për titullin kampion dhe u takuan në San Siro për ndeshjen direkte. Milanit iu anulua një gol i padiskutueshëm që akoma nuk është harruar nga tifozët.

Një gol që mund të kishte ndryshuar fatin e sezonit, që eventualisht u fitua nga Juventus.

“Duket sikur ka kaluar një shekull, pasi në kohën e sotme ai problem do të ishte zgjidhur brenda disa sekondave,” shprehet Tagliavento për Gazzetta dello Sport.“Kisha ndjesinë se topi kaloi vijën fatale, po të shohësh imazhet do të dukem unë me dorën në drejtim të qendrës së fushës.

“Por më duhej OK i asistentit, ai ishte në pozicionin më të mirë. Ai ishte fokusuar te pozicioni jashtë loje dhe e humbi golin, ai më tha se Buffon e kishte ndalur mbi vijë. Është për të ardhur keq.”

Related posts

CHAMPIONS/ Pas 18 minutash lojë, Gnabry zhbllokon sfidën për Bayern me një “raketë” (VIDEO)

Delo.autor

Rusia e kthen në festë ndaj Arabisë, fiton pastër dhe ngjitet në krye

Sadik.Autor

BLERJE E GODITUR E KUKËSIT/ Trajneri Gega në duar një “xhol” për sulmin e verilindorëve

Delo.autor

Leave a Comment