Futboll Kategoria Superiore Sport

SHKËLQEU NË MIQËSORE/ Kukësi strategji për të bindur Maliqin, Gega studion ekipin e të rinjve

Klubi po përpiqet që të “blindojë” Edis Maliqin dhe Erhun Obanor. Nëse Bruno Lulaj rinovoi, dy të tjerët nuk janë bindur ende. Në një kohë që drejtuesit po merren me këtë çështje, stafi teknik i ka hedhur sytë nga ekipi U-21 i drejtuar nga Rraman Hallaçi. Madje, me urdhër të trajnerit Gega u zhvillua takimi testues mes ekipit A dhe 21-vjeçarëve. Pas kësaj klubi pohoi në faqen zyrtare se kjo miqësore shërbeu jo vetëm si ndeshje testuese, por dhe për vëzhgimin e ndonjë elementi të ri, të cilin tekniku Skënder Gega, nëse i mbushet mendja, do ta afrojë në ekipin e parë.
120090572_2354436031368397_230061807336434724_o
Në takimin miqësor disa lojtarë u paraqitën mirë, nga të cilët ranë në sy Almir Merko e Valdrin Hallaçi. Sulmuesi nga Elbasani nuk është hera e parë që shkëlqen, pasi 19-vjeçari në disa takime miqësore ka treguar se është një talent me mjaft të ardhme. Duke qenë se Kukësi është i populluar në sektorin e sulmit, për Merkon tani është e vështirë të ketë vend, por vëmendja është pa dyshim. Madje, është edhe urdhër i presidentit Gjici, që ekipi U21 të prodhojë talente e të furnizojë skuadrën e parë. Një strategji që nëse funksionon, është fitimprurëse në një moment të dytë. Gjithashtu, mesfushori Valdrin Hallaçi ka treguar se është në gjurmët e familjarit të tij, ish-kapitenit legjendar të Kukësit, Rraman Hallaçi, i cili është dhe mentori i tij në fushën e blertë. Hallaçi ka debutuar me ekipin e parë dhe është evidentuar si lojtar me perspektivë. Trajneri Gega ka hedhur sytë nga mbrojtja, ku janë vëzhguar Bylyku, Karaj e Rrahmani. Gjithsesi, gazeta mëson se do ketë teste të tjera për të parë dhe vendosur se cilin prej lojtarëve do të thërrasë ne ekipin e parë.

STRATEGJIA ME MALIQIN – Drejtuesit e Kukësit shpresojnë për të arritur një marrëveshje të mundshme bashkëpunimi dhe për një vit me mbrojtësin e djathtë Edis Maliqi. Gazeta mëson se drejtori Nexhipi ka takuar mbrojtësin dhe është munduar ta bindë atë, por akoma palët nuk kanë dakordësuar marrëveshjen finale. Maliqi dëshiron të largohet, ndërsa Kukësi e do me çdo kusht që të qëndrojë. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në dy ditët në vijim. Drejtuesit po përdorin një strategji tjetër për të bindur lojtarin, ata i kanë dërguar dhe lojtarë të rëndësishëm të skuadrës për të folur e bindur lojtarin. Natyrisht që ndërhyrja e shokëve të skuadrës është më e ndjeshme, por dhe e vërtetë. Lojtarët e Kukësit nuk dëshirojnë që Maliqi të largohet, pasi e vlerësojnë shumë si lojtar dhe si njeri.

Related posts

I HEDH “BENZINË ZJARRIT”/ Rabiot e feston “braziliançe” eliminimin e PSG, tifozët të zemëruar (VIDEO)

Delo.autor

PAS 3 SEZONESH ME INTER/ Joao Mario nis aventurën e re tek klubi turk…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ HUNGARISË/ Reja: Treguam se jemi të gjallë, ja pse Broja nuk luan as me klubin si titullar

Delo.autor

Leave a Comment