Boks Sport

ZBULON PRAPASKENAT E DUELIT NDAJ KHABIB/ Conor McGregor: 3 javë para duelit theva këmbën, por nuk u tërhoqa…

Conor McGregor ka rrëfyer sot se në eventin UFC-229, në duelin ndaj Khabib Nurmagomedov, ka dueluar jo në 100% të formës së tij. Irlandezi ka konfirmuar se 3 javë para kësaj sfide, ndoshta më e rëndësishmja e karrierës së tij, ka thyer këmbën. Megjithëse i dëmtuar, McGregor nuk është tërhequr, por ka vijuar stërvitjen dhe ka ecur me këmbët e tij drejt kafazit. Irlandezi e humbi atë duel me “submission” në raundin e 4-t

“Theva këmbën 3 javë para duelit. Megjithatë, unë vazhdova të përgatitesha. Jo vetëm kaq, por unë dhashë grushtin e fundit të asaj mbrëmje, ndaj vëllait të rivalit tim, që u gjakos”, shkruan McGregor. Më tej irlandezi shton: “Jam i kënaqur me paraqitjen time në kafaz, me mënyrën se si u mbrojtja dhe mora një mësim. Jo vetëm për sa i përket dueleve të mia, por edhe për sa i përket stërvitjes. Koha do të tregojë gjithçka”.

Related posts

“LISTA E ZEZË” TE BAYERN/ Nga Koman te Palhinja drejt largimit

F.autor

Coutinho ka një kërkesë për drejtuesit e Barcelonës

Sadik.Autor

Ministri serb kujton Vokrrin: Ishe vëlla i ndershëm, mik dhe njeri i mirë

Sadik.Autor

Leave a Comment