Basketball Sport Të tjera

NBA/ Telashe për Lakers, blerja “big” dëmtohet në gju dhe rrezikon…

Ende pa nisur mirë sezoni i ri i NBA-së një problem i madh ka prekur skuadrën e Lakers. Basketbollisti DeMarcus Cousins, i ardhur këtë herë te skuadra kaliforniane, ëshjtë dëmtuar dhe rrezikon një “stop” të gjatë. Sipas mediave amerikane, shtatlarti është dëmtuar në gjurin e majtë. Dyshohet për këputje të kryqëzorit.

Lajmin e ka konfirmuar ESPN, sipas së cilës lojtari është dëmtuar në Las Vegas, teksa stërvitej, duke përplasur gjurin me atë të një kolegu tjetër. Nëse kjo gjë konfirmohet do të thotë një mungesë e rëndësishme për Lakers, që humbasin një nga titullarët, tek i cili LeBron James besonte shumë. Kjo nuk është hera e parë që Cousins dëmtohet, madje edhe sezonin e fundit (kur luante me Golden State) kishte probleme fizike.

Pritet që lojtari të kryejë një ekzaminim më të detajuar gjatë ditës së sotme, ku do të mësohet edhe shkalla e dëmtimit. Sezoni i ri nis më 22 tetor, por nëse dëmimi konfirmohet Cousins mund të mos luajë shumicën e sezonit të ardhshëm.

Related posts

Luiza Gega mbyll garën në Kampionatin Europian. Pozicionohet në vend të DYTË

Sadik.Autor

I MAHNITUR NGA YLLI I RI ARGJENTINAS/ Legjenda Hernan Crespo: Ai është kampion i ardhshëm tek Interi

Delo.autor

HUMBJA NDAJ ATLETICO BILBAO/ Valverde “shpërthen” me kritika, bën fajtor blerjen e bujshme…

Delo.autor

Leave a Comment