Futboll Sport

“Tronditet” kombëtarja shqiptare/ Sevilla bën “prapa-kthehu” prej DËMTIMIT të Xhakës

Kur të vjen e keqja, thonë hapi derën. Kjo shprehje mund t’i shkojë për shtat situatës aktuale që po kalon “luftëtari” i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka. Për mesfushorin kuqezi kishte shfaqur interes skuadra e Sevillës në Spanjë, por tashmë gjithçka do të mbetet në kuadrin e dëshirave. 27-vjeçari ka pësuar një dëmtim gjatë fazës përgatitore me Bazelin. Lajmin e ka bërë me dije trajneri i skuadrës zviceriane, Rafael Viki. Për mediet vendase ai është shprehur:

“Gjëja negative e fazës përgatitore është se Xhaka dhe Kampo janë dy futbollistë të cilët kanë qenë gjithmonë të dëmtuar, ata nuk mundën të stërviteshin me skuadrën. Sidomos për faktin se Taulanti sapo ishte riaftësuar nga një dëmtim. Tani do të shohim kohën që do i duhet për riaftësim”, ka përfunduar tekniku i Bazelit.

Tashmë pritet me interes të mësohet shkalla e dëmtimit, sepse Xhaka mund të rrezikojë edhe ndeshjet e shtatorit, ku Shqipëria do të luajë në Ligën e Kombeve.

Related posts

KAOS NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Koronavirusi çon klubin e njohur në ligën e tretë

Delo.autor

Kukësi lë pas krahëve humbjen me Luftëtarin, Donjet Shkodra ia shtron ekipit me pica

Q.Autor

Simeone barazohet me Aragones, fiton 6 trofe me Atlético Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment