Futboll Sport

Tuchel tregon momentin kur e kuptoi se nuk kishte asnjë shans kundër Arsenalit

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel deklaroi se e mësoi se skuadra e tij nuk kishte asnjë shans për fitore në miqësoren kundër Arsenal, në momentin që pa formacionin e “topçinjve”, ku ishin emra të tillë si Mesut Ozil, Henrikh Mkhitaryan, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Laccazete. Arsenal fitoi 5-1 ndaj Paris SG.

“Pashë disa sinjale të mira nga ndeshja e kaluar kundër Bayern Munich dhe mendova se ishim gati, por në momentin që pashë formacionin e Arsenal ndryshova mendim, – tha Tuchel. – Cilësia e futbollistëve të tyre ishte shumë e lartë dhe lojtarët e mi bënë aq sa kishin mundësi. Askush nuk pëlqen humbjet, por na duhet ta pranojmë në momentin që Arsenal aktivizon formacionin ideal.”

Pjesa më e madhe e titullarëve të PSG janë ende pushim si pasojë e impenjimit në Kupën e Botës.

“Arsenal është më gati se ne në përgatitje, sepse do të luajë në Europa League, por ekipet si i joni, që ka pasur shumë futbollistë në botëror, kjo nuk është një periudhë e mirë. Ekipin tonë të vërtetë do ta shihni pas gushtit,” – tha Tuchel.

Related posts

SHAQIRIN E NDAL SHTYLLA/ Liverpooli pëson humbjen e dytë radhazi, eliminohen nga “FA Cup”

Delo.autor

Deklarata e Zlatko Daliç: Duam t’i shkojmë deri në fund

Isa.Autor

Interi e shiti Coutinhon për arsye financiare, nuk dyshoi në kualitetin e tij

Q.Autor

Leave a Comment