Futboll Seria A Sport

U RIKTHYE NË KOMBËTARE/ Klubi i Serie A bën një ofertë për Balotellin…

Parma e ka seriozisht dëshirën për të marrë Mario Balotelli. Klubi që sapo është kthyer në Serie A, edhe pse do të nisë kampionatin me pesë pikë më pak si pasojë e çështjes “Calaio”, synon të bëj një merkato cilësore për të qenë kompetitive në elitën e futbollit italian.

Verdhekuqtë janë gati të bëjnë një ofertë ndaj Nice për të marrë ish-sulmuesin e Milan dhe Inter, Mario Balotelli.

Sipas asaj që bën të ditur, “SportMediaset”, vetë “SuperMario” do të pranonte me kënaqësi rikthimin në Itali, ku do të ishte nën monitorimin e trajnerit Roberto Mancini, që duket i gatshëm t’i jap sulmuesit mundësinë e fundit për të qenë pjesë e kombëtares italiane.

Parma është gati të paguajë 10 milionë euro te Nice dhe katër milionë euro në sezon për Balotelli, deri në vitin 2022. Emilianët duhet të fitojnë garën me Marseille, që në fillim të muajit ishte shumë pranë marrëveshjes me italianin.

Related posts

“STËRVITEM ÇDO DITË PËR T’U PËRMIRËSUAR”/ Portieri Trubin: Nuk jam Donnarumma i Ukrainës. Inter dhe Milan nuk…

Delo.autor

9 VJET NGA MAGJIA NË “OLIMPICO”/ Super Milito i dha Interit trofeun e parë të Tripletës (VIDEO)

Delo.autor

Griezman tregon se kur do të zbulojë të ardhmen…

Sadik.Autor

Leave a Comment