Futboll Sport

Usain Bolt realizon ëndrrën, kontratë me klubin profesionist australian (FOTO)

Ish-atleti xhamajkan usain bolt vazhdon të ndjekë ëndrrën e tij për të luajtur si futbollist profesionist dhe është pranë nënshkrimit të një marrëveshje më skuadrën e Central Coast Mariners, e cila militon në kampionatin e A-League në Australi. 31-vjeçari, rekordmen i botës në 100 dhe 200 metra, u tërhoq nga garat një vit më parë, pas Botërorit të Londrës dhe është një tifoz i çmendur i Manchester United.

Bolt nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e dashurinë për futbollin, për të luajtur në një ekip profesionist dhe kohët e fundit është stërvitur me skuadrën norvegjeze të Stromsgodset, ndërsa në mars me Borussia Dortmund. Por tashmë Usain Bolt ka një marrëveshje me ekipin australian të Mariners, e cila parashikon një periudhë stërvitore 6-javore me këtë ekip, fazë që do të nisë muajin e ardhshëm, në qendrën stërvitore të Gasford, në Australi.

Lajmin e kanë konfirmuar drejtuesit e klubit australian, që kanë shtuar se në rast se kjo periudhë 6-javore do të shkojë mirë, atëherë atletit do t’i ofrohët një kontratë 1-vjeçare. Kjo do të jetë kontrata e parë profesioniste e Bolt me një klub futbolli.

Related posts

Roma në kërkim të një sulmuesi, ‘piketohet’ Adnan Januzaj

Q.Autor

ÇFARË NDODHI? Ronaldo mund të transferohej te Arsenali, Interi ose Barça por…

F.autor

BEFASON NOTARJA ITALIANE/ “Do të doja RONALDON për një natë”, ja arsyeja…

Isa.Autor

Leave a Comment