Futboll Sport

Video/ Gallatasaraji në festë, fiton derbin kundër Beshiktashit dhe mendon…

Gallatasaraji mori një fitore me shumë rëndësi në derbin e Superligës Turke dhe Stambollit kundër Beshiktashit me rezultatin 2-0.

Vendasit bënë të tyret 3 pike në një nga takimet vendimtare për titullin kampion, me gola të shënuar nga Fernando dhe Garry Rodrigues, në minutat e 23′ dhe 70′. Në sfidat e tjera, ra në sy fitorja e Bashakshehirit dhe Fenerbahçes, duke e bërë garën për titullin kampion edhe më interesante.

Kjo fitore i ka dhënë mundësinë Gallatasarajit që të kryesojë renditjen me 66 pikë pas 31 ndeshjeve, dhe ndiqet nga ekipet e tjera të Stambollit, me garën që vazhdon të jetë e hapur. Në vendin e dytë pozicionohet Istanbul Basaksehir me vetëm 1 pikë diferencë, kurse Fenerbahce me 63 pikë ndodhet në vendin e tretë. Pas kësaj humbjeje, Beshiktashi renditet në vendin e katërt me 62 pikë.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Ish-portieri i Cezenës i bashkohet Flamurtarit, ja emri (FOTO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ ESPANYOL/ Solari: Sot e mora vesh kuptimin e emrit të tij

Delo.autor

E RËNDË/ Mesfushori i Partizanit në telashe, arrestohet nga policia pasi dhunoi të dashurën

Delo.autor

Leave a Comment