Futboll Sport

VLLAZNIA pa “zot”, kërkohen miliona për rindërtimin e skuadrës

Klubi i Vllaznisë vijon të jetë pa drejtues. Këshilli Bashkiak në mbledhjen e fundit ka dështuar të zgjedhë administratorin dhe trajnerin e ri të ekipit, duke e shtyrë këtë gjë për në mbledhjen e ardhshme më datë 19 korrik. Deri atëhere klubi shkodran do të vijojë të jetë në udhëkryq përsa i përket përgatitjeve për sezonin e ri në Kategorinë e parë.

Ndërkohë zyrtarët e ekipit kanë kërkuar rreth 1 miliardë lekë (të vjetra), si buxhet për sezonin e ri, një shumë pak më vogël se ajo që u akordua vitin e shkuar, por me shumë gjasa Bashkia e Shkodrës do të vendosë për një buxhet shumë më të vogël, duke qenë se tashmë ekipi do të jetë një kategori më poshtë.

 

Related posts

INTER-ATALANTA/ Ndizet sfida në “San Siro”, “Të Kaltërit” realizojnë 2 gola për 8 minuta (VIDEO)

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Raundi i dytë, Partizanin e presin 6 shqiptarët e Bazelit

Delo.autor

“AI ËSHTË I PAPARASHIKUESHËM”/ Usyk pranon: Ky është rivali im më i vështirë në peshën e rëndë

Delo.autor

Leave a Comment