Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Flet trajneri Egbo: Kundërshtari është gjithmonë agresiv në shtëpi, por…

Emanuel Egbo ka bërë mjaft mirë në dy ndeshjet e tij në stolin e Tiranës, me bardheblutë që kanë marrë 6 pikë të plota dhe janë ngjitur ndjeshëm në renditje.

Nesër kryeqytetasit do të udhëtojnë drejt Laçit për t’u përballur me skuadrën vendase, ndërsa tekniku Egbo kërkon përqendrim maksimal për të marrë 3 pikët nga transferta kurbinase.

Si e shihni ndeshjen me Laçin?
Duhet të futemi në fushë me motivim të lartë. Jemi pranë objektivit që ka vendosur klubi në fillim të edicionit si dhe për vazhdimësinë për vitin e tjetër, ndaj do të jetë shumë e rëndësishme të marrim 3 pikët në këtë ndeshje. Kundërshtari është gjithmonë agresiv në shtëpi dhe e dimë këtë fakt, por jemi gati të japim 100%.

Nga Partizani te Flamurtari, u duk sikur Tirana kishte nënvlerësuar disi…
Nuk është se e nënvlerësuam Flamurtarin, por me ta ishte ndryshe nga Partizani. Flamurtari luante me 10 lojtarë në prapavijë, kurse me Partizanin ishte lojë e hapur. Çdo ndeshje ka specifikën e vetë. Çunat janë gati, ndeshjen duhet ta vlerësojmë maksimalisht.

A do ta pranoje rolin e trajnerit pas kësaj ndeshjeje?
Nuk e di pse ma bëni këtë pyetje vazhdimisht. Të mbarojmë ndeshjen fillimisht dhe pastaj flasim me klubin. Unë e kam marrë vendimin. Jam në dispozicion të klubit më të madh në Shqipëri dhe jam gati të jap 100%.

Do të ndjeni keqardhje nëse nuk e drejtoni më tej Tiranën?
Nuk më vjen keq në asnjë moment. Siç thashë, jam gati në çdo moment a situatë për të marrë detyrat që më ngarkon klubi.

A mund të motivohet skuadra duke kujtuar fitoren 1-3 në fushën e Laçit?
Është motivim më tepër, por nuk vlen shumë, pasi edhe para ndeshjes me Partizanin thuhej se do të humbnim me shumë gola se kishim 4-5 ndeshje pa fitore. Skuadra e ka në dorë. Atë ndeshje lojtarët e fituan vetë, ndaj edhe tani besoj që janë gati të japin 100%.

A keni përgatitur një skemë për të ndaluar Nwabuezen?
Atë do ta diskutojmë me djemtë. Është sulmuesi më i mirë në kampionat dhe ka shumë aspekte të mira si futbollist, ndaj duhet kujdes.

Related posts

“COPA TË MPREHTA BETONI FLUTURUAN”/ Rrezikon jetën mjeku që shpëtoi Eriksenit pas atakut kardiak në Europian

Delo.autor

Toti merr Panuçin në Hong Kong dhe bën humor: Ndonjëherë kthehen… (FOTO)

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Barcelona futet në garë për akordin e Pogbas, agjenti Raiola nis bisedimet

Delo.autor

Leave a Comment