Boks Sport

Wilder nuk heq dorë: Dueli me Joshua do të zhvillohet

Pavarësisht se nuk u gjet një marrëveshje dhe shtyrjeve të herë pas hershme, boksieri amerikan Deontay Wilder është i bindur se duel mes tij dhe britanikut Anthony Joshua do të zhvillohet. Wilder ështe kampion bote në peshën e rëndë në katrgorinë WBC, ndërsa Joshua mban titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO dhe një përballje mes tyre do të unifikonte titujt kampionë në një boksier të vetëm. Por këtë vit kjo përballje nuk ka më asnjë shans të zhvillohet, pasi britaniku do të mbrojë titujt kampionë ndaj rusit Alexander Povektin, kështu që gjithçka është shtyrë për 2019-ën.

“Ju garantoj me 100% që kjo sfidë do të zhvillohet. Por herën tjeteër që stafi i Joshua do të ulet në tavolinë për bisedime duhet të jetë korrekt. Do të jetë një përballje ku fitimi do të ndahet 50-50 dhe ky është kufiri i fundit”, u shpreh Wilder, që ka refuzuar ofertën prej 15 milionë dollarë që stafi i boksierit britanik i vendosi në kontratë paraprake. Joshua ka deklaruar se dy duelet e radhës do t’i zhvillojë në Londër, në stadiumin “Wembley”, më 22 shtator dhe 13 prill të vitit të ardhshëm, ndaj gjasat janë që kjo përballje të zhvillohet në pranverën e 2019-ës.

Related posts

Milan apo Inter, Elena Gusmeroli e mban sekret skuadrën e zemrës

Sadik.Autor

E RËNDË/ Futbollisti 24-vjeçar i kombëtares togelse humb jetën nga malaria

Delo.autor

TEUTA NIS PËRGATITJET/ Ja situata tek “durrsakët” për sfidën ndaj Vllaznisë

Delo.autor

Leave a Comment