Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Piloti Bottas stërvitje në -22 gradë për të ndalur dominimin e Hamilton

Më datën 2 mars, makina Mercedes do të prezantojë njëvendëshen e saj. Gjithsesi, deri më tani, makina gjermane ka konfirmuar vetëm një nga pilotët e saj, finlandezin Valtteri Bottas. Për të, misioni do të jetë i vështirë, të ndalë hegjemoninë e Lewis Hamilton, që ende nuk ka rinovuar me Mercedes.

32-vjeçari finlandez po përgatitet për sezonin e ri, duke sfiduar edhe të ftohtin. Në profilin e tij në “Instagram”, ka pasqyruar një pjesë të punës së tij, duke treguar se po stërvitet në dëborë, në temperaturën -22 gradë. “Edhe në -22 gradë koha për të bërë një vrap është e mirë”, shkruan Bottas.

“Një tjetër ditë e rëndësishme për mua, për të hedhur bazat e sezonit të ri”, shkruan më tej finlandezi, që nis sezonin e tij të katërt në Formula 1 me makinën Mercedes. Gjatë kohëve të fundit ai është stërvitur shpesh në natyrë, të temperatura të ulta.

Related posts

Një tjetër legjendë spanjolle në Japoni, Fernando Torres prezantohet tek Sagan Tosu

Isa.Autor

Mer fund dilema/ Mario Balotelli shumë pranë klubit italian

Isa.Autor

Nga Portugalia: Ronaldo tek Juventusi, është vetëm çështje orësh…

Isa.Autor

Leave a Comment