Futboll Premier League Sport

Zbardhen prapaskenat/ Ja pse Alisson zgjodhi Liverpool dhe jo Real Madridin

Gazeta “Globoesporte” shpjegon arsyet pse Alisson Becker vendosi të largohet nga Roma për të luajtur te Liverpool dhe jo te Real Madridi. Trajneri gjerman, Jürgen Klopp, foli disa herë me brazilianin para nënshkrimit të kontratës së tij të re, si me telefon, edhe personalisht. Ai ia shpjegoi projektin dhe e bindi portierin që në fillim, por klubi anglez ishte i qartë se nuk do të ishte e lehtë për të konkurruar me Real Madridin, nëse kushtet e ofruara ishin të ngjashme.

Kjo është arsyeja pse Liverpool bëri një ofertë të parë për futbollistin, i cili nuk e bindi drejtorin sportiv të klubit italian të Romës, Monchi, duke kërkuar që ajo të ngrihej. Real Madrid bëri një ofertë tjetër në atë kohë, 40 milionë euro. Në atë kohë, Roma e kundërshtoi atë. Shuma e ofruar nga ekipi i bardhë ishte pak më shumë se gjysma e asaj që është paguar më në fund për të. Në Itali besonin se “Los Blancos” do të ktheheshin me ofertë tjetër, por nuk ishte kështu, pasi ata kishin disa objektiva në mendje.

Pasi Liverpool bëri një ofertë të re, edhe pse Real Madridi nuk u shfaq më në skenë, Chelsea u përpoq të ndërhynte, por e ndërpreu ofertën, pasi arriti në 60 milionë euro. Ekipi nga “Anfield” arriti në shifrën 62.5 milionë euro dhe kështu vendosi të mbyllë nënshkrimin e një prej portierëve më premtues në futbollin e sotëm. Nga ana e tij, Real Madrid përfundoi nënshkrimin e portierit 19-vjeçar ukrainas, Andriy Lunin.

Ndërsa po përpiqen të mbyllin transferimin e portierit të Chelsea, Thibaut Courtois, kampionët europianë në fuqi kanë një zëvendësim afatgjatë. Për momentin, “pronari” është Keylor Navas, i cili në gazetën braziliane thotë se stafi nuk sheh ndonjë nevojë për ta zëvendësuar atë me një tjetër dhe që të dy, Marcelo dhe Sergio Ramos, duan që ai të jetë titullari. Alisson e kishte më të lehtë për të qenë titullar me Loris Karius dhe Simon Mignolet, si konkurrentë te Liverpool, një arsye tjetër pse vendosi të shkojë në “Anfield”.

Related posts

SFIDAT KUALIFIKUESE ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Armando Sadiku: Ambienti që ka krijuar Reja është…

Delo.autor

Ja parashikimet e para! Kjo skuadër në Kiev do ta fitojë Champions League

Sadik.Autor

Napoli interesohet për mesfushorin, që shkëlqeu në SERIE A këtë sezon

Sadik.Autor

Leave a Comment