Futboll Sport

Zbardhet mesazhi pse Batha nuk firmosi, grekët: Na gënjyet, lojtari ka bërë edhe Shqiponjën

Klubi i AEL Larisës, ka publikuar arsyet se përse transferimi i Idriz Bathës nuk u kompletua tek klubi grek, edhe pse kishte qenë menaxheri rumun i ish-mesfushorit të Partizanit, që kishte kërcënuar se do e çonte në FIFA këtë çështje.

Më poshtë, është përgjigja që drejtori teknik i AEL, Vasilis Vanis, i ka dërguar menaxherit rumun.

“Pikë së pari, ti më dërgove mesazhe dhe unë t’u përgjigja ty, i vetmi që ke bërë gabim për ta anuluar këtë marrëveshje je ti sepse na thatë se lojtari ka shumë oferta, si për shembull nga Astra e Rumanisë. Pasi kërkuat që rroga e tij të ishte 8000 euro në muaj, na thatë se ai fiton 6000 euro tek klubi i tij, dhe ne mësuam se ai merr vetëm 4000 euro. Tjetër, arsyeja më kryesore që u anulua kjo marrëveshje është se pamë në internet një foto të lojtarit që bënte me dorë simbolin e Shqipërisë së Madhe(shqiponjën).

Kjo është diçka jo e mirë sepse ne kemi shumë lojtarë serbë në ekip dhe gjithashtu Shqipëria e Madhe përfshin vende brenda Maqedonisë, gjithashtu edhe Greqisë. Gjithashtu shumë tifozë do të mbetnin të zhgënjyer. Jua shpjegova në telefon dhe tani edhe po e shkruaj. Nuk dua ta bëj publik këtë mesazh sepse ende kam respekt për ju. Vasilis Vanis, drejtori sportiv i AEL.”

Related posts

E BUJSHME NË ITALI/ Jorge Mendes takohet me Marottan, ja kush është trajneri që duan tek Interi

Delo.autor

Manchester United ofron 48 milionë euro për Vidal

Sadik.Autor

DEKLARATA E LEGJENDËS SË FUTBOLLIT/ Rivaldo shprehet: Solari nuk është gati, ja çfarë trajneri i duhet Real Madridit

Isa.Autor

Leave a Comment