Futboll Premier League Sport

Martial kërkon largimin nga Man United, por do të qëndrojë në Angli

Anthony Martial kërkon të largohet nga Manchester United por në të njëjtën kohë do të pranojë vetëm një ofertë në Premier League, kundër dëshirës së klubit. 22-vjeçari ia ka bërë të qartë trajnerit Mourinho se kërkon të largohet nga Old Trafford këtë verë pasi nuk arriti të ishte pjesë e përfaqësueses franceze që fitoi Kupën e Botës.

Unitet është gati të shesë lojtarin në tre javët e ardhshme, por vetëm nëse Martial largohet jashtë Anglisë pasi nuk kërkon të përforcojë rivalët.

Gjithsesi, The Sun raporton se francezi është i pakënaqur me drejtuesit e Djajve pasi ai kërkon të qëndrojë në Premier League.

Dy klubet e interesuar për sulmuesin e talentuar janë Chelsea dhe Tottenham, që me siguri do të jenë kënaqur nga vendimi i tij.

Martial luajti vetëm 18 ndeshje si titullar sezonin e kaluar të Premier League duke shënuar nëntë gola.

Related posts

“NE DO TË KËRKOJMË NJË EKIP TË FRESKËT”/ Koeman: Jemi ende gjallë, nuk dorëzohemi. Lenglet i merr gabimet shumë personalisht

Delo.autor

PO SHKËLQEN ME BARCELONËN B/ Por trajneri nuk e shikon yllin Manaj si pjesë e skuadrës së parë as në të ardhmen

Delo.autor

“FANTAZMA E RONALDOS”/ Modric: Ai është një talent i madh, por gjithnjë është…

Isa.Autor

Leave a Comment