Futboll Sport

International Cup/ Fitojnë Juventus dhe Liverpool, zhgënjejnë Man City e Bayern (VIDEO)

Janë zhvilluar ndeshjet e radhës të “International Champions Cup”, një turne ndeshjesh miqësore, ku marrin pjesë klubet më të mira të botës. Juventusi është përballur me Bajernin e Mynihut në SHBA, aty ku triumfues kanë dalë kampionët e Italisë. Një ndeshje e mirë për skuadrën e Allegrit, që me një dygolësh të 21-vjeçarit Andre Favlli, të shënuar në minutën e 32-të dhe të 40-të, ka fituar.

Ndërkohë Dortmund dhe Benfika janë ndarë në barazimin 2-2 në kohën e rregullt të takimit, ndërkohë që pas gjuajtjeve të penalltive kanë qenë portugezët, ato që kanë triumfuar. Golat në kohën e rregullt u shënuan nga Filip, në minutën e 20-të, dhe të 22-të për Dortmund, ndërsa për Benfikën nga Almeida (51’) dhe Semedo (69’). Një tjetër sfidë e bukur ishte edhe ajo mes Manchester City dhe Liverpool, ndeshje e mbyllur me triumfin e të kuqve.

Manchester City vazhdon ende të luajë pothuajse me formacionin e rezervave, sepse yjet e Botërorit të Rusisë vijojnë të jenë me pushime. Ndërkohë, golin për kampionët e Anglisë e shënoi Leroy Sane, ndërsa Liverpool barazoi me Mohamed Salah dhe në minutën e katër shtesë ishte Sadio Mane, që gjeti golin nga penalltia dhe i dha fitoren të tijve.

Milani luajti kundër Manchester United, një sfidë pa shumë histori, e mbyllur në barazim në kohën e rregull.Të dy golat respektivë u shënuan në pjesën e parë, ku Manchester United gjeti avantazhin me anë të Sancez, ndërkohë që kuqezinjtë barazuan me Susso. Pas gjuajtjeve të penalltive, fati u buzëqeshi të besuarve të Murinhos, që e fituan sfidën.

Ndërkohë, Tottenham ka shpartalluar Romën, duke fituar 4-1, me të pesë golat e shënuar në pjesën e parë. Dy herë Llorente dhe dy herë Lucas i dhanë fitoren anglezëve, ndërsa për Romën golin e vetëm e shënoi Schick.

https://www.youtube.com/watch?v=XZhOMXyCjxs

Related posts

UELLS-ITALI/ Puthje, muzikë për “Oscar” dhe pica, kështu karikohen “Azzurrët”

Delo.autor

LA LIGA/ Montella në “udhëkryq”, Sevilla i jep pesë ndeshje “ultimatum”

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Mbrojtësi nuk grumbullohet nga kombëtarja, Tirana humb 30 mijë euro. Ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment