Futboll Premier League Sport

Zbulohet Guardiola i vërtetë/ Të pathënat e Manchester City në një dokumentar (VIDEO)

Plot 11 milionë euro ka shpenzuar Amazon Prime, për të siguruar pamjet që tregojnë se çfarë ka ndodhur në dhomat e zhveshjes së Manchester Cityt-t gjatë rrgëtimit fantastik në Premier League sezonin e kaluar.

Në trailerin e dokumentarit “Gjithçka ose Asgjë”, i cili do të vijë për publikun më 17 gusht, shfaqen disa fjalime të shkurtra motivuese të trajnerit Pep Guardiola.

“Do t’ju mbroj deri në momentet e fundit të jetës sonë në konferenca për shtyp, por këtu do t’ju tregoj të vërtetën. Sot nuk pashë dëshirë për të fituar. Disa nga ju luajnë më mirë kur janë të zemëruar me mua. Kështu që, nëse duhet të më urreni, atëherë më urreni. Nuk ka asnjë problem. Por në çdo seancë stërvitore, në çdo ndeshje, duhet të jeni atje, të gatshëm. E di që keni cilësi. E di që jeni lojtarë të talentuar. Por që të bëheni një skuadër e madhe, duhet të mësoni të luani futboll me pasion”.

Një dokumentar ky i jashtëzakonshëm me të pathënat e një rrugëtimi të gjatë dhe emocionues, që u mbyll me titullin e Premier League.

Related posts

“JASHTËTOKËSORI” KA DITËLINDJEN/ Leo Messi dhe karriera e tij plot MAGJI!

Delo.autor

KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Ja pse Hummels mund të kthehet në problem te Bayern

Isa.Autor

SAKTËSIA E ARBITRAVE/ Pierluigi Collina flet për VAR-in: Futbolli nuk është basketboll…

Isa.Autor

Leave a Comment