Moto GP Sport

Lorenzo akuza Ducatit: Nuk besuan asnjëherë tek aftësitë që unë disponojë

Për Jorge Lorenzo, ditët pas garës së fundit në Itali kanë qenë një hakmarrje karshi motorit Ducati, që nuk besoi te piloti spanjoll, duke vendosur që ta largojë. Më pas, erdhi lajmi i kalimit të Lorenzo te motori Honda sezonin e ardhshëm, duke bërë që konfliktet mes palëve të jenë disi më të theksuara. Spanjolli ka përfituar nga momenti i mirë për të lëshuar sot disa akuza karshi Ducatit.

“Para garës së fundit në Itali askush nuk besonte tek unë, pasi rezultatet nuk ishin të mira. Njerëzit nuk më besonin dhe nuk e kuptonin se kërkesat e mia ishin të vërteta. Nuk kishte shumë njerëz që më besonin”, tha Lorenzo.

Më tej, spanjolli tha: “Unë nuk jam një njeri që gjej justifikime, them të vërtetën dhe këtë gjë e tregova në pistë, kur Ducati më dha motorin që unë i kisha kërkuar, me modifikimet që unë dëshiroja. Shumë njerëz më thanë se nuk do të mund të fitoja asnjë garë me Ducatin, por në Mugello fitova në mënyrën time. Dhe shpresoj që ata që njerëz që nuk besonin tek unë, tani ta bëjnë këtë gjë”, tha Lorenzo për mediat.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Manchester United mposht në “Old Traford” Newcastle

Delo.autor

E BUJSHME/ Bruno Fernandes hesht Guardiolan me gishtin te goja, “Old Trafford” në delir (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Franca përgatitet të hapë stadiumet për Kupat! Diskutohen dy alternativa

Delo.autor

Leave a Comment