Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Barcelona pasi largoi Paulinjon, firmos me një tjetër mesfushor brazilian

Arthur Melo, ky është emri i parë i merkatos së verës për Barcelona-n. Blaugranat tashmë kanë goditur në shenjë, ku për sezonin 2018/19 do të kenë shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar të Gremio-s, i cili mëngjesin e sotëm ka nisur fluturimin nga Porto Alegre në Lisbonë, ndërsa në Barcelonë pritet që të zbarkojë në orën 17:00 të ditës së sotme.

Arthur po shoqërohet nga agjenti i tij, Jorge Machado, djali, babai dhe vëllai i tij. Ishte planifikuar që mbërritja e tij në Barcelonë të bëhej në muajin janar të vitit 2019, por përforcimi i ofensivës shihet si pika kyçe nga trajneri Ernesto Vallverde, i cili dëshiron që të bëjë disa lëvizje për të qenë mjaft konkurrues për sezonin e ri.

Mesfushori, i cili shihet si zëvendësuesi i Paulinho-s, pritet që në orën 19:00 të bëjë fotografinë e parë zyrtare me fanellën e Barcelona-s. Siç është bërë tashmë traditë, çdo lojtar i ri i katlanasve do të bëjë prezantimin në zyrat e klubit.

Related posts

E BUJSHME/ Ibrahimovic drejt rikthimit në Seria A,po shqyrton ofertën e gjigandit Italian

Isa.Autor

FLET PRESIDENTI PUTIN/ I kërkon babait të Khabibit të mos e ndëshkojë të birin

Isa.Autor

PLAS TEK INTERI/ Candreva NERVOZOHET dhe GODET ASHPËR 18-vjeçarin në stërvitje (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment