Futboll Seria A Sport

TËRBOHEN TIFOZËT/ Komentatori i njohur OFENDON KEQ INTERIN: Skuadër e…(VIDEO)

Interi i mund të mërkurën në mbrëmje në Londër nga Tottenham-i dhe tashmë kualifikimi për në turin e ardhshëm në Champions League është në duart e Barcelonës, që pret anglezët në ndeshjen e fundit dhe nuk është se i duhen më pikë.

Ndërkaq, në Itali tifozët e Interit janë tërbuar edhe me televizionin shtetëror RAI, pasi një ndër dy komentatorët e ndeshjes së djeshme, ish-futbollisti Antonio Di Gennaro, u kap nga kamerat duke thënë “Skuadër e mbaruar”, pikërisht kur kolegu i tij po bëhej gati të niste transmetimin direkt.

Të shumtë ishin ata që menduan se Di Gennaro e kishte me Interin, ndaj është bërë zhurmë e madhe mbi këtë ofendim, por ndërkaq vetë Di Gennaro sot, sërish në rrjetet sociale, ka sqaruar: ” Skuadër e mbaruar i referohej skuadrës së ish-trajnerit tim Fatih Terim, Galatasaray, që u mund në Rusi dhe humbi shansin për të luftuar për kualifikim. Më vjen keq për keqkquptimin. Nuk do ia lejoja kurrë vetes! Sidomos për tifozët e shumtë interistë”.

Ndërkaq, ka edhe nga ata që kanë bërë humor me Di Gennaro-n, duke e quajtur “ters”, sepse pikërisht para golit të Tottenham-it komentatori po lavdëronte Interin për lojën e mirë në pjesën e dytë dhe lëvizjet e zgjuara taktike të trajnerit Spalletti.

Related posts

“DRIDHET INTERI”/ Ja kur do të rikthehet në fushë MESSI, pritet të udhëtojë në MILANO

Isa.Autor

Vettel: Pista e Monaco-s nuk është “një fitore e detyruar” për Ferrarin

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Mahniti të gjithë të pranishmit, shikoni kryeveprën e realizuar në Angli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment