Futboll La Liga Sport

Largimi i Ronaldos/ Florentino Perez po përgatit “bombën” e kësaj merkato vere

Largimi i Cristiano Ronaldo-s ka lënë një boshllëk të madh te Real Madrid, bëhet fjalë për një diferencë prej 50 golash në sezon. Për skuadrën e Julen Lopetegui-t askush nuk i garanton këto gola, por kapacitetin e mundshëm mund ta kenë përforcimet që janë piketuar për merkaton e verës.

Florentino Perez i ka të gjithë mundësitë që të afrojë te “Galaktikët” lojtarët më të mirë të botës, ku në këtë periudhë ka disa qëllime. Neymar është i pari, ku braziliani kërkohet me ngulm që të vishet me fanellën e “Los Blancos”, ndërkohë që duhet një bashkëpunim i frytshëm me presidentin e PSG-së Al-Khelaiffi që ta lërë të lirë zëvendësuesin ideal të portugezit.

Por, duke qenë se Perez iu beson fjalëve të babait të lojtarit, mendon se transferimi i Neymar në Madrid do të bëhet realitet. Por, që të realizohet ky hap, ai duhet t’i bëjë një ofertë të mirë presidentit të PSG-së në mënyrë që ai i fundit ta shesë lojtarin më të shtrenjtë të klubit.

Historia mund të përsëritet, po në të njëjtin klub, bëhet fjalë për Kylian Mbappe. Po kështu edhe për këtë rast Florentino Perez duhet të ulet me Nasser Al Khelaifi-n për të arritur akordin. Nuk bëhet vetëm fjalë për para në këtë koment, por edhe për shkak të krenarisë dhe ndjenjave.

Projekti që duket më i mundshëm duket ai i Eden Hazard. Por, çmimi i tij për të lënë Londrën është 100 milion euro.

Në dyshim madrilenët janë për kapitenin e Anglisë Harry Kane, i cili shihet si një lojtar që është vështirë të afrohet për shkak të presidentit të Tottenham, Daniel Levy, i cili e ka të vështirë për të negociuar për këtë rast. Çdo gjë është e komplikuar.

Related posts

ANGLIA 10 ME YLL/ “Tre luanët” frikësojnë rivalët, në Botëror shkojnë si favorit

Delo.autor

SARRI I MAHNITUR/ Brenda dy vitesh HAZARD do të jetë lojtari më i mirë në…

Isa.Autor

FRANCE-ICELAND/ “Gjelat” kalojnë në avantazh, shënon Umtiti

Delo.autor

Leave a Comment