Futboll Seria A Sport

“ARTITEKTI I TRIPLETËS”/ Moratti: I kënaqur edhe me vendin e dytë, frustruese kur fiton gjithmonë…

I intervistuar nga “Sky Sport” në prag të supersfidës Juventus-Inter, e programuar për mbrëmjen e sotme në “Allianz Stadium” (ora 20:30), ish-presidenti historik zikaltër, Masimo Morati, ka shprehur mendimin e tij mbi momentin e skuadrës së Spaletit dhe luftën për titull:

“Sigurisht, Juvja është shumë e fortë, ndaj çdo rezultat pozitiv për Interin do ishte i mirëpritur. Do i jepte një shtysë moralit të skuadrës, me siguri. Bardhezinjtë fitojnë lehtësisht? Është frustruese (qesh). Vitet e fundit kanë dalë gjithmonë ata triumfues. Ëndrra për 2019-ën?

Gjithmonë e njëjta: që Interi të arrijë sa më lart. Për të qenë realist, shpresoj te vendi i dytë, por meqenëse është ëndërr pse jo te kreu. Marota? Një lëvizje e menduar mirë. Lautaro meriton hapësira? Zgjedhjet i bën trajneri, vendos Spaleti”.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Angli-Kosovë. Rezultati 5-2

Delo.autor

MEDIAT SPANJOLLE/ Pogba kërkon të luajë për Barcelonën, klubi spanjoll fillon negociatat

Isa.Autor

SHQIPËRIA FITON/ Broja fenomenal mposht me një PERLË Hungarinë

Delo.autor

Leave a Comment