Futboll Sport

ZYRTARE/ Partizani dhe Studenti kalojnë në pronësi të Bashkisë Tiranë (VENDIMI)

Dy klube shumë të njohura të shumë sportit shqiptar, Partizani dhe Studenti kanë kaluar në pronësi të Bashkisë Tiranë. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen më të fundit.
Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:

V E N D I M PËR NDRYSHIMIN E VARËSISË SË KLUBIT SPORTIV SHUMËSPORTËSH “PARTIZANI” DHE KLUBIT SPORTIV “STUDENTI” NGA MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË TE BASHKIA TIRANË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, të nenit 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ndryshimin e varësisë së klubit sportiv shumësportësh “Partizani” dhe klubit sportiv “Studenti” nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë te Bashkia Tiranë.

2. Buxheti i miratuar për vitin 2018 për klubin sportiv shumësportësh “Partizani” dhe klubin sportiv “Studenti”, bashkë me asetet në përdorim, transferohen nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë te Bashkia Tiranë. Transferimi i fondeve bëhet në formën e transfertës së kushtëzuar.

3. Numri i punonjësve të klubit shumësportësh “Partizani” dhe klubit sportiv “Studenti”, në total 26 veta, transferohet te Bashkia Tiranë.

4. Vendimi nr.312, datë 15.5.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për ndryshimin e varësisë së klubit sportiv shumësportësh “Partizani” nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve” dhe çdo akt nënligjor i miratuar për këto klube, shfuqizohen.

5. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Bashkia Tiranë, klubi shumësportësh “Partizani” dhe klubi sportiv “Studenti” për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Related posts

DUELI PËR TITULLIN/ Mallkimi i Man City në “Anfield”: Guardiola nuk i trembet Liverpoolit

Isa.Autor

“BRITMAT” E CONTES NGREJNË NË KËMBË INTERIN/ Identifikohet alternativa e…

F.autor

MERKATO E VERËS/ Heq dorë nga Harry Kane, Manchester City në sulm për yllin e Bayern Munich…

Delo.autor

Leave a Comment