Futboll Sport

Dita nuk fshihet: Jemi Skënderbeu, luajmë për titull

Ndonëse barazimi në miqësoren me Renovën është cilësuar si sinjali i parë problematik për Skënderbeun e ri, Bruno Dita nuk e mendon kështu. Sipas mesfushorit këto janë thjesht teste, ku rezultati nuk ka rëndësi maksimale. Gjithsesi, ekipi i Shehit tregoi rritje në lojë.

Bruno Dita

“Nuk është se duhet të fitojmë çdo ndeshje, këto janë miqësore. E dimë që ndeshjet duhen fituar, se jemi Skënderbeu, por golat do të vijnë”.

Përpara një sezoni ku pritet të ketë rol protagonisti dhe ku duhet të kthehet në një prej pikave të referimit të skuadrës, Dita i ka të qarta objektivat. Titulli mbetet synimi kryesor, me mesfushorin që i bën edhe një thirrje dy shokëve të sezonit të kaluar të rikthehen.

Bruno Dita

“Është e vërtetë që ekipi ka shumë ndryshime krahasuar me sezonin e kaluar. Skënderbeu hyn për titullin”.

Related posts

LAJM I KEQ PËR PIOLIN/ Titullari i Milanit infektohet me COVID-19

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Tekniku Allegri do të kthehet në Serinë A, por jo tek Juventus…

Delo.autor

SALERNITANA-MILAN/ Pioli me artileri të rëndë dhe kërkon ruajë vendin në krye (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment