Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Reali e pranon ofertën, Ronaldo te Juventusi për 105 milionë euro

Real i madridit më në fund e ka pranuar ofertën prej 105 milionë eurosh që i është ofruar për Kristiano Ronaldon.Nga Spanja dhe Italia e bëjnë fakt të kryer, se Reali ka pranuar ofertën e majme që i është propozuar agjentit Mendesh.

Sot ka patur edhe një udhëtim të presidentit të Juventusit, Andrea Anjelit ku mediat e lidhën me një takim të mundshëm me Ronaldon.

Prezantimi zyrtar siç raporton edhe “Gazzetta dello Sport” do të bëhet për çështje minutash, ndërsa Kristiano do të firmosë kontratën nga e cila do përfitojë 30 milionë euro në sezon.

Kristiano mbetet ende me pushime, dhe sonte nuk do të jetë në Torino, por pasi klubet të bien dakord për të gjitha pikat e transferimit, do të bëhet zyrtar edhe lajmi se Ronaldo nga ky sezon do të jetë i Juventusit.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Kombëtarja zbaron në Lituani me objektiv… “hakmarrjen” (VIDEO)

Delo.autor

KARATE NË KAMPIONATIN FRANCEZ/ “Çmendet” mesfushori Le Tallec, goditje kung fu ndaj kundërshtarit (VIDEO)

Delo.autor

DALIN PAMJET/ Reali mposht modestët e Huescas, feston sikur të ketë fituar titullin

F.autor

Leave a Comment