Futboll Sport

ZYRTARE/ Rubin Hebaj vishet i kuq, të gjitha detajet e transferimit tek Partizani

Rubin Hebaj është futbollisti i ri i Partizanit dhe largohet nga Sllovenia, pas një sezoni te skuadra e Domzhales. Produkti i Vllaznisë, ka pranuar ofertën e të kuqve, do të nënshkruajë për 1 sezon me të kuqtë, në formë huazimi, teksa do të marrë edhe numrin “9” të sulmuesit Edgar Çani.

Hebaj ka mbërritur prej ditësh në Tiranë, teksa u deshën disa takime për të rënë dakord, sa i përket rrogës. Ndërkohë, nuk dihet nëse futbollisti do të qëndrojë edhe pas një sezoni, por fakti që fanella e Çanit i është dorëzuar, është sinjali se sulmuesi shtatlartë tashmë mund të quhet me valixhe në duar dhe jashtë planeve të trajnerit Gega.

Sezonin e shkuar, në kampionatin slloven, Hebaj shënoi 4 gola. Kujtojmë që sulmuesi është vetëm 19 vjeç dhe ka mundësi të rritet shumë.

Related posts

LIVE/ Penallti e dyshimtë në Korçë, Teqja ndal Bruno Telushin (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Çekiçi firmos me ekipin e ri

F.autor

“TOPI I ARTË”/ Publikohen 10 kandadatët e parë. Dominon Reali i Madridit, mungon…

Isa.Autor

Leave a Comment