Futboll Sport

Zyrtare: Safet Gjici thyen një “tabu”, lëvizja e fundit tek Kukësi

Peter Pacult nuk e mbushi as një vit te Kukësi. Austriaku e ka mbyllur aventurën me verilindorët pas ndeshjes së parë në Champions League, ndërkohë që trajneri i ri do të jetë Armando Cungu. Në Kukës padyshim janë gëzuar shumë, sidomos tifozët, të cilët ruajnë respekt të madh për shkodranin. Edhe vetë presidenti Safet Gjici e ka pranuar punën e mirë që Cungu bëri me verilindorët, ndaj edhe ka vendosur t’i bëjë një ofertë. Një ditë më parë palët kanë darkuar së bashku, ndërkohë që tanimë ka ardhur edhe zyrtarizimi nga ana e klubit të Kukësit.

TABUJA E SAFET GJICIT – Deri më tani nuk kishte ndodhur që numri një i klubit të Kukësit të kthente një trajner sërish në ekip. Është hera e parë që ndodh dhe kjo me Armando Cungun, të parin trajneri që i ka drejtuar verilindorët në elitën e futbollit shqiptar. Shkodrani i drejtoi kuksianët për pak më shumë se një sezon, ndërkohë që arriti suksese të mëdha, duke u renditur në vendin e dytë në kampionat dhe më pas u kualifikua deri në turin e katërt në Europa League, një arritje historikë për Kukësin. Por sezoni i dytë u shoqërua me lëvizje të shumta në merkato dhe Cungut nuk është se i pëlqeu shumë diçka të tillë. Ekuilibrat u prishën dhe më pas nisën të mungonin edhe rezultatet. Kjo bëri që palët të ndaheshin dhe pati edhe akuza, por tanimë pas vitesh gjithçka është harruar dhe do të ketë sërish bashkëpunim mes tyre.

Related posts

ATLETJA SHQIPTARE NUK NDALET SË MAHNITURI/ Luiza Gega kampione Ballkani në 3000 metra

Delo.autor

DITË E TRISHTË PËR RONALDON/ Humb personin e afërt me familjen, ja çfarë poston

F.autor

Në Angli janë të shokuar me SKANDALIN e Superligës Europiane: Fundi i lojës sonë!

Isa.Autor

Leave a Comment