Futboll Sport

ZYRTARE/ Shehi prezantohet te Skënderbeu, presidenti Takaj: Ja pse i besuam ish-portierit

Klubi i Skënderbeut ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Ashtu siç pritej pas largimit të Ilir Dajës drejtimin e korçarëve që këtë vit nuk do marrin pjesë në Europë e ka marrë Orges Shehi, ish-portieri i cili ka mbajtur veshur për 8 vite këtë fanellë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Skënderbeut me anë të një postimi në rrjetet sociale. Gjatë prezantimit të trajnerit Shehi, presidenti Takaj tha: “I besuam Shehit, pasi ishte lojtari me më shumë përvojë te Skënderbeu. Kemi besim se ai do të bëjë mirë edhe si trajner. Skënderbeu do të luftojë sërish për titullin kampion, por lufta jonë më e madhe është me UEFA-n, që besoj se do ta fitojmë.

Presim lojtarë të tjerë, që do të jenë të rinj, pasi kjo është politika jonë. Duam lojtarë, që t’i rrisim dhe më pas t’i shesim, si në rastin e Olainkës, nga i cili mund të fitojmë sërish, pasi do të shitet nga klubi aktual”.

Related posts

RAST UNIK NË SPANJË/ Motër dhe vëlla debutojnë tek Barcelona (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Nis me gol pjesa e dytë, Skënderbeu sërish në avantazh

Delo.autor

“MAGJI” NGA MESFUSHA/ Sulmuesi 16-vjeçar realizon golin e “çmendur” me kombëtaren e Ganës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment