Futboll Sport

“Do të vrasim fëmijët”/ Tifozët kërcënojnë ish-lojtarin e Interit, tmerrohet e shoqja

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Argjentinë. Kalimi i ish-lojtarit të Interit, Mauro Zarate, nga Velez te Boca Juniors ka shkaktuar jehonë të madhe te tifozët e Velezit. Ata kanë çuar kërcënime në drejtim të lojtarit dhe arrijnë deri atje sa e kërcënojnë me vrasjen e fëmijëve.

Ka qenë bashkëshortja e tij që ka bërë lajmërimin për këtë kërcënim dhe madje edhe e ka denoncuar.

“Do të vrasin fëmijët e mi dhe ne. Kemi marrë kërcënime në WhatsApp, Instagram dhe Twitter, njerëzit nuk e kuptojnë se kjo është vetëm një punë. Do të më vrasin fëmijët. Shkolla e vajzës, Mia, është evakuuar për shkak të një lajmërimi për bombë. Tensioni është shumë i lartë”, ka thënë bashkëshortja e lojtarit.

Ka qenë dhe vetë lojtari që ka folur për këtë ngjarje duke thënë: “Nuk mendoja se ky transferim do të shkaktonte një zemërim kaq të madh, me kërcënime dhe fyerje deri në këtë pikë… Po, e kam kuptuar, tani duhet të pres pak që gjithçka të kalojë dhe të siguroj familjen time”, tha Zarate.

Related posts

Hamilton flet për garën e Belgjikës: U mundova të bëja më të mirën, por ishte e pamundur

Isa.Autor

Drejtori i klubit SERB/ Ja pse SHQIPTARËT s’mund të luajnë KURRË për ne, SEPSE…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Përcaktohet arbitri i ndeshjes Inter-Napoli

Q.Autor

Leave a Comment