Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Angli-Skoci. Rezultati 0-0

Do të startojë në orën 21:00 në stadiumin “Wembley”, sfida e raundit të dytë të Grupit D në EURO 2020, derbi i Britanisë së Madhe, Angli-Skoci.

Pas fitores ndaj Kroacisë, kombëtarja e “3 Luanëve” do të synojë triumfin për të siguruar një biletë për raundin tjetër.

Ndërsa kombëtarja e Skocisë do të kërkojë tri pikët e para në EURO 2020 ku përballë do të kenë një ndër kundërshtarët më të vështirë të këtij kompeticioni.

Anglia dhe Skocia janë në të njëjtin grup edhe me kombëtare si Kroacia dhe Çekia.

 

LIVE/ Angli – Skoci

KOMENTI LIVE: 

90+1′ Momente paniku në zonën e Skocisë, krijohet situatë e ngjashme me sportin e regbisë, gjyqtari akordon faull në sulm.

90′ Akordohen 2 minuta shtesë.

86′ Skocia kryen zëvendësimin e dytë, Nisbet merr vendin e Adams.

76′ Edhe Skocia kryen zëvendësimin e parë, Gilmur i lë vendin Armstrongut.

74′ Tjetër zëvendësim te Anglia, largohet Kejn, i cili gjatë gjithë ndeshjes ishte në hije, vendin e tij e merr Rashford.

63′ Anglia kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha Foden në vend të tij Grealish.

62′ Xhejms bën heroin, duke shpëtuar Anglinë. Mbrojtësi largon topin mbi vijën fatale. Me fat “3 Luanët”.

54′ Anglia nuk heq dorë nga sulmet, kësaj here ishte Xhejms që provoi nga distanca, por pa sukses!

48′ Maunt provon me një predhë nga distanca, por grushton aty, portieri Marshall, që largon rrezikun në këndore.

46′ Starton pjesa e dytë, Anglia hidhet menjëherë në sulm në kërkim të golit të avantazhit.

45′ Mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura. 

38′ Skocia provon të rrezikojë nga goditja e këndit, por pa sukses.

30′ Mundësi e shkëlqyer për Skocinë me anë të numrit 2 Odonell, por fantastik portieri i Anglisë, Pikford, i cili bën një ndërhyrje shpëtimtare, pas tentativës fluturimthi të futbollistit skocez.

29′ Tjetër shans për Anglinë me Herri Kejn, por gjuajtja e tij me kokë shkon jashtë kuadratit. Kapiteni provoi me një planzhon, por pa sukses.

25′ Përballje tepër e luftuar me duele të shumta kryesisht në repartin e mesfushës. “3 Luanët” e Sauthgejt shfaqen më kërkues, duke iu afruar më shumë golit të avantazhit.

13′ Tjetër rast i artë për Anglinë, kësaj here ishte Maunt, që pas asistit të Stërling, gaboi nga shumë pranë vijës fatale.

11′ Shtylla i mohon golin e avantazhit mbrojtësit Stons, i cili pas një harkimi nga këndi, provoi me kokë, por fati ishte me skocezët.

10′ Anglia merr frenat e lojës në dorë dhe avancon përpara.

3′ Rastin e parë të rrezikshëm e krijon Skocia me Adams, tentativa e tij ndalet nga Stons. Drithërima në portën e anglezëve.

1′ Starton derbi i Britanisë së Madhe!

Related posts

COPPA ITALIA/ Pas një asist nga Leao, Giroud ndëshkon Lazion (VIDEO)

Delo.autor

I PLOTËSOHET DËSHIRA E KOEMAN/ Futbollisti pritet të firmos me Barcelonën në orët e ardhshme

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Arsenal-Man City, shënohet një gol i RRALLË (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment