Futboll Premier League Sport

AGUERO E TEPRON/ Man City mund ta gjobitë për një “SHISHA” sulmuesin (VIDEO)

Sulmuesi i Manchester City-t, Sergio Aguero, mund të jetë futur në telashe, pas publikimit të një videoje ku shfaqet duke pirë Shisha së bashku me një modele, Lola Magnin. Bëhet fjalë për një hobi të përhapur gjerësisht edhe te futbollistët, por nuk duhet harruar se në fund të fundit është sërish duhan, edhe pse tymi kalon nëpërmjet ujit dhe i ndryshon shija. Një orë përdorimi Shisha vlen sa 100-200 cigare, ndaj natyrisht Aguero do të duhet të japë disa shpjegime, për t’i shpëtuar zemërimit të trajnerit Pep Guardiola.

Sulmuesi 30-vjeçar flitet se ka një lidhje dashurie me bukuroshen 18-vjeçare, pretendim që vetë argjentinasi e ka mohuar: “Nuk po dal me askënd. E njoh atë, po vetëm kaq, nuk ka ndonjë lidhje romantike”.

Aguero shkëlqeu fundjavën e shkuar kundër Huddersfield-it, duke konfirmuar se është ndër sulmuesit më të mirë të huaj që kanë luajtur ndonjëherë në Premier Ligë, por videoja e tij duke pirë Shisha ka ngjallur debate dhe legjendari Alan Shearer e ka kritikuar: “Nuk është diçka e mirë. Ai është një sportist elite, një ndër më të mirët në botë, një model për të gjithë të rinjtë që ëndërrojnë të bëhen si ai, ndaj mesazhi që ai dërgon nuk është aspak i mirë”.

Më parë edhe Raheem Sterling, Jordon Ibe e Jack Wilshere janë filmuar ose fotografuar duke pirë Shisha.

Related posts

GJILANI TRIUMFON NË MIQËSORE/ Debuton me gol sulmuesi i Superiores…

Delo.autor

BOMBA E MERKATOS/ MILANI shumë pranë kampionit të BOTËS dhe EUROPËS

Isa.Autor

“KO” PAS GODITJES ME TOP NË FYTYRË/ Mbrojtësi Rrahmani zëvendësohet pas shqetësimeve në fushë

Delo.autor

Leave a Comment