Formula 1 Sport

AKSIDENT I FRIKSHËM/ PILOTI Ericsson FLUTURON në AJËR makina shkatërrohet…(VIDEO)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot pasdite gjatë sesionit të dytë të provave të lira në pistën e Monza (të vlefshme për garën e Italisë në Formula 1), por për fat të mirë pa pasoja për pilotin Marcus Ericsson. Makina Sabuer e pilotit suedez bëri një fluturim të tmerrshëm në ajër, ndërkohë që më parë njëvendëshja e tij u përplas me muret mbrojtëse. Gjithçka ndodhi në fund të pjesës së drejtë, kur krejt papritur piloti humbi kontrollin e makinës, që fillimisht u përplas me barrierat mbrojtëse dhe më pas makina bëri disa rrotullime në ajër.

Pas disa momentesh paniku, ishte vetë piloti ai që komunikoi përmes radios se nuk ka asnjë dëmtim, madje doli nga makina me këmbët e tij, duke u kthyer në bokse duke qeshur. Nuk dihet ende se cili ishte shkaku i këtij aksidenti, se përse makina e Ericssen ndryshoi drejt krejt papritur drejtim, por dyshohet se ka qenë një funksion jo i saktë i sistemit DRS që solli këtë përplasje. Gjithsesi, pas aksidenteve në Spa javën e kaluardhe sot në Monza, duket qartë se masat e sigurisë janë rritur në maksimum, sidomos për jetën e pilotëve.

Related posts

“ATA KANË PARA DHE MENDOJNË SE…”/ Habit pornostarja: Lojtari i Manchester United më mori 200 euro dhe bleu…

Delo.autor

E FUNDIT/ Lampard merr miratimin e drejtuesve të Chelseat, ja kur zyrtarizohet

Delo.autor

E FRIKSHME/ Wilder kërkon FALJE pasi i THEU NOFULLËN maskotit në emision (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment