Futboll Premier League Sport

E PABESUESHME/ RAIOLA në Manchester për ofertën e Barçës për POGBANË

Kur vihet në lëvizje Mino Raiola, me siguri ndodh diçka e madhe. Kështu shkruan El Mundo Deportivo, që i referohet vizitës së menaxherit të famshëm italian në Manchester, me qëllim për t’u paraqitur drejtuesve të “Djajve të Kuq” një megaofertë nga Barcelona për Paul Pogba.

Dihet tashmë prej kohësh që francezi dëshiron largimin nga United për shkak të marrëdhënieve te tendosura me Jose Mourinhon.

Nuk është sekret as dëshira e madhe e Valverdes për ta patur nën urdhrat e tij kampionin e botës, apo ideja e vetë mesfushorit për t’u rikthyer tek Juventusi në Serinë A.

Pikërisht në aksin Angli-Spanjë-Itali, apo më saktësisht United-Barcelona-Juve vëmendja në këto ditë në nxehta gushti, por edhe merkatoje, duhet të jetë e madhe.

Në fakt, janë vetëm tri ditë, sepse të enjten më 9 gusht mbyllet merkatoja në hyrje në Premier League.

Barcelona, sikurse e zbulojnë nga Spanja, ofron 112 milionë euro dhe përfshirjen në bisedime të kartonit të Yerry Minas, mbrojtësit që i pëlqen jo pak Mourinhos, si dhe të Andre Gomesit, që pavarësisht talentit të tij e ka patur të pamundur të spikaste te “bluagranat”. A do të mjaftojë kjo ofertë për të bindur Manchester United që të lërë Pogbanë t’i bashkohet Barçës?

Në Spanjë mendojnë se kjo marrëveshje do të mbyllet me sukses, por nuk duhet nënvlerësuar Juventusi dhe as PSG.

Oferta e bardhezinjve do të ishte pak a shumë e njëjtë me kartonin e Miralem Pjanicit që do të përdorej se karrem për rikthyer francezin.

Related posts

BEFASON DE BIASI/ E vështirë të punosh me SHQIPTARËT, fluturojnë shpejt

Isa.Autor

E ARDHMJA E DE LIGT TEK BARCELONA/ Pengesë e madhe bëhet superagjenti Raiola, ja arsyeja

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Gattuso publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Napolit, të ftuar edhe…

Isa.Autor

Leave a Comment