Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“EURO 2023” U-21/ Shqipëria pa Muçin, gati kthesa kundër Kosovës

Kombëtarja U-21 do të luajë sot ndeshjen e fundit për këtë vit përballë Kosovës në transfertë. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të qytetit të Prishtinës në orën 19:00 me një katërshe gjyqtarësh nga Malta.

Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi vjen nga një disfatë në Slloveni, që la një shije të keqe sa i përket ekipit Shpresa, duke parë edhe grupin e lojtarëve, pritshmëritë ishin edhe më të larta.

Ernest Muçi zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Sllovenisë, por ndoshta ajo penallti e shpërdoruar mund të ndryshonte rrjedhën e takimit.

Ndërsa sot në ndeshjen vëllazërore ndaj Kosovës, por e vlefshme për kualifikueset e Europianit U-21 2022, sulmuesi do të mungojë pasi u thirr nga trajneri Edi Reja në Kombëtaren A.

Humbja në Slloveni i ka komplikuar disi gjërat për kuqezinjtë që aktualisht renditen në vendin e tretë të grupit me 9 pikë të grumbulluara në pesë ndeshje të luajtura.

Sipër tyre renditen rivalët e Anglisë me 10 pikë në katër ndeshje të zhvilluara, ndërsa vendin e parë e mban Çekia me 12 pikë në pesë ndeshje të luajtura. Mund të themi se kualifikimi është ende në lojë dhe një fitore ndaj Kosovës do ta rikthente seriozisht në garë Kombëtaren U-21.

Ndeshja e sotme është e fundit për këtë vit, pasi sfidat e mbetura do të luhen në mars të vitit që vjen, aty ku Shqipëria U-21 do të presë në shtëpi Anglinë dhe Çekinë, dy kundërshtarë shumë të fortë. Ndërkohë, sot skuadra e Bushit duhet të fitojë për të mbajtur në lojë kualifikimin.

Related posts

FLET MBROJTËSI I JUVENTUSIT/ Nuk duhet të biem në provokime, e kemi treguar që…

Isa.Autor

GJIMSHITI & CO GATI PËR HAKMARRJEN E VITIT TË KALUAR/ 100 gola diferencë, Milani në “avantazh” ndaj Atalantës

Delo.autor

“PO KRIJOJMË NJË GRUP TË BASHKUAR”/ Trajneri Reja i kënaqur me fitoren kundër Moldavisë

Delo.autor

Leave a Comment