Futboll Premier League Sport

ALISSON NË FORMË/ Liverpool nuk po gjen paqe, Mignolet ndihet i ”burgosur”

Liverpool nuk po gjen paqe. Sigurisht, me ardhjen e Alisson, tifozët e Reds mund të qëndrojnë të qetë, por edhe me ardhjen e brazilianit situata vazhdon të jetë e nderë, pavarësisht nga shitja e Karius te Besiktas. Në fakt, është pikërisht ky operacion që ka sjellë dhimbje koke për Klopp dhe ekipin. Gjermani u largua nga Anfield dhe në planet e teknikut, vendin e tij do ta zinte belgu Mignolet, të cilit i njëjti Karius i kishte zënë vendin e titullarit. Por në fakt portieri nuk është aspak dakord me këtë zgjedhje.

Në fakt, ai ka shprehur pakënaqësi, siç raportohet nga Sun. ” Më duket e çuditshme që Karius u huazua ndërkohë mua, që kisha gjithashtu mundësi të largohesha, nuk më lejuan. Transferimi i Loris nuk ndryshon asgjë. Unë kam qenë gjithmonë shumë i qartë për këtë: dua të luaj. Numri dy apo numri tre pak rëndësi ka për mua”. Por për aq kohë sa Alisson nuk ka nevojë për një pushim, kjo nuk do të ndodhë. Klubi, siç raportohet nga Guardian, nuk ka ndërmend të largojë portierin në orët e fundit të merkatos. Dhe Mignolet po fillon të ndihet si një i burgosur te Liverpool. Sigurisht jo një situatë e kënaqshme për Klopp.

Related posts

Viky Varga, ‘goli’ më i bukur i Pelle (FOTO)

Sadik.Autor

SKANDALI I PËRDHUNIMIT/ “ÇËSHTJA RONALDO”: Juventusi reagon në “Twitter”

Isa.Autor

SHERRI NË NDESHJEN MIQËSORE/ Reagon Klubi Dinamo: Ja shkaku i ndërprerjes së takimit…

Delo.autor

Leave a Comment