Futboll La Liga Sport

KA OPTIMIZËM TEK REALI/ Debuton Xabi Alonso, në provën e tij të parë si trajner

Pasi ‘’administroi’’ për pesë sezone mesfushën e Real Madrid, Xabi Alonso rikthehet, por kësaj radhe në rolin e trajnerit. Në fakt, ish-mesfushori spanjoll është emëruar trajner i Infantil A, ose më mirë U-14. Alonso, i cili gjithmonë kishte shprehur interesimin e tij për të vazhduar karrierën si trajner, pas tërheqjes nga futbolli, është pajisur me licencën për trajner në muajin maj dhe është gati për përvojën e tij të parë në drejtimin e një skuadre.

Vitin e kaluar, Infantil A fitoi kampionatin me 26 fitore nga 26 ndeshje dhe tani synon të përsërisë këtë sukses nën drejtimin e Xabi Alonso-s. Real Madrid ka njoftuar përmes faqes zyrtare, që këtë sezon ekipi do të përbëhet kryesisht nga djemtë e ekipit B dhe ish-mesfushori i Los Blancos do të ndihmohet nga Sebastián Parrilla, i cili do të jetë zëvendës i tij. Debutimi për djemtë, dhe sidomos për trajnerin e ri, është caktuar për datën 1 shtator gjatë një ndeshje miqësore mes Infantil A-ED Moratalaz. Ndërkohë, lojtari i lindur në vitin 1981, tashmë është prezantuar tek djemtë e tij dhe ka drejtuar seancën e parë stërvitore.

Related posts

CHELSEA-SOUTHAMPTON/ I mjaftojnë 9 minuta lojë, Chalobah ndëshkon për “Blutë e Londrës” (VIDEO)

Delo.autor

DUAN CHAMPIONSIN/ Në derbi pritet MILANI “klasik”, ja formacioni i FRIKSHËM I GATTUSOS

Isa.Autor

Del Piero kritikon Allegri-n: Nuk mësoi asgjë nga finalja e kaluar

Sadik.Autor

Leave a Comment