Bundesliga Futboll Sport

Po shkëlqen në Gjermani/ Ja si e vlerëson eksperti italian YLLIN SHQIPTAR

Milot Rashica pa dyshim që është ylli më i çmuar i Kosovës. Mesfushori me tipare sulmuese i Ëerder Bremenit është në momentin më të mirë të karrierës së tij pas largimit nga Holanda. Te ekipi përfaqësues i Kosovës Rashica, jo vetëm që është titullar, por dhe lideri i skuadrës së Bernard Chellandes. Njëri prej specialistëve të merkatos europiane dhe gazetari i njohur i “Sky Sport” Gianluca Di Marzio ka bërë një analizë të gjatë kushtuar yllit shqiptar.

“Talenti i ri, Milot Rashica, nuk është i panjohur për ata që mbajnë sytë hapur në futbollin evropian, sigurisht që nuk është risi e fundjavës. Në fakt, ky djalosh i ri në të njëzetat e tij tashmë ka një rrugëtim të madh përpara. I lindur në Vushtrri, qytet në Kosovë me 30 mijë banorë, pas lojtarëve si Ujkani, Kuqi dhe të tjerëve yje nga ky vend, lind në vitin 1996 ylli i ri i cili debutoi si 16 vjeçar në futbollin profesionist.

Ai para Kosovës grumbullohet nga De Biasi para se të vendosë të veshë fanellën e Kosovës tashmë e njohur në UEFA dhe FIFA. Pika e kthesës në karrierën e tij është kur vihet në dukje nga Altin Lala, legjenda e kombëtares shqiptare dhe ish kapiteni i Hannoverit 96.

Ishte Lala ai që e mori së pari në Gjermani dhe më pas e dërgon në Holandë. Në Gjermani, provat ishin të këqija, por jo para stafit teknik të Vitesses, që e blejnë nga Vushtrria për 300 mijë euro. Në krahun e djathtë ai bind shumë sidomos në Kupën e Holandës dhe në Eredivisie, ku ai realizon tri gola në nëntë ndeshjet e para në kampionat.

Pas përballjeve mes Vitesses dhe Lazios ai bëhet i njohur edhe nga skuadrat italiane falë paraqitjeve në Ligën e Evropës, ku e ndjekin emra si Udinese dhe veçanërisht Napoli. Ylli kosovar madje u identifikua si pasuesi i Callejonit. Por, sot Miloti është lojtar i Werder Bremenit me dashuri të madhe për vendin e tij, e me sa duket, me shumë ndëshkime tjera për skuadrat tjera jashtë zonës”, shkruan 44-vjeçari.

Related posts

BOMBA NGA ANGLIA/ Bajerni 88 milionë euro për yllin e Liverpulit

Delo.autor

Skedina në Europa League, ja parashikimi për sot

Q.Autor

KA EDHE KËSHTU/ Lenglet: Ja pse refuzova t’i bashkohesha JUVES, atje do më…

Isa.Autor

Leave a Comment