Futboll Premier League Sport

WOLVES NDAL MAN CITY/ Kompany shkruan historinë, Laporte nuk mjafton (VIDEO)

Wolves ka ndalur Manchester City-in në shtëpi. Takimi i luajtur në “Molineux Stadium” është mbyllur në barazim 1-1. Kështu, pas dy fitoreve të marra në dy ndeshjet e para, skuadra e Pep Guardiola nuk ka arritur të marrë pikët e plota në javën e tretë dhe tani rrezikon të humbasë kryesimin e renditjes. Kjo ndeshje ka qenë historike për Vincent Kompany, që është bërë belgu i parë me 250 ndeshje në Premier League.

Rasti i parë i rrezikshëm i ndeshjes është krijuar nga miqtë, me tentativën e Ilkay Gundogan që është ndalur nga një pritje e bukur e portierit Rui Patricio. Në minutën e 20-të kanë qenë vendasit ata që kanë gjetur golin me Raul Jimenez, por arbitri e ka anuluar për një pozicion të dyshimtë jashtë loje.

Ndeshja ka qenë me një ritëm të lartë dhe me raste nga të dy ekipet, si ai i Aguero-s në minutën e 21-të, me topin që është ndalur nga shtylla. Një minutë më vonë ka qenë Sterling që ka provuar të realizojë një gol të jashtëzakonshëm nga një distancë e largët, por pritja e Rui Patricio ka qenë po aq e bukur.

Pjesa e dytë ka vazhduar me të njëjtat ritme dhe ndeshja është zhbllokuar në minutën e 58-të nga mbrojtësi i vendasve, Willy Boly, por imazhet kanë treguar se lojtari e ka devijuar topin në rrjetë pas një prekje të pavullnetshme të topit me dorë.

Lojtarët e Guardiola kanë rritur sulmet pasin kanë kaluar në disavantazh dhe kanë arritur të gjejnë golin e barazimit në minutën e 69-të me një goditje të fuqishme me kokë të mbrojtësit francez, Aymeric Laporte. Ky ka qenë edhe goli i parë i tij në 36 ndeshjet e fundit të luajtura në La Liga dhe Premier League. Gjithashtu, ky ka qenë goli i 1.500-të i realizuar nga një francez në kampionatin anglez.

“Qytetarët” kanë dominuar minutat e fundit të takimit dhe kanë shkuar shumë afër golit të dytë me Gabriel Jesus, i cili është ndalur nga një tjetër pritje shpëtimtare e portierit të vendasve.

Në fund ka qenë traversa që i ka mohuar Sergio Agueros golin dhe fitoren Manchester City-it.

Related posts

KORONAVIRUSI/ La Liga, një telefonatë larg… mbylljes!

Delo.autor

Reagon Erjon Braçe: Shpifje për shkak të detyrës, do ta kallëzoj arbitrin

Sadik.Autor

Legjenda e Manchester United: Nëse Pogba nuk është i lumtur, le të largohet

Sadik.Autor

Leave a Comment