• Home
  • Futboll
  • Huddersfield-Chelsea, vendasit kanë fituar 3 radhazi
Futboll Sport

Huddersfield-Chelsea, vendasit kanë fituar 3 radhazi

Huddersfield do të presë Chelsea-in të shtunën, teksa “Kirklees Stadium” përgatitet për sezonin e ri të Premier League. Për vendasit ky do të jetë vetëm viti i dytë në kategorinë kryesore të futbollit francez, ndërsa Chelsea do të luajë ndeshjen e parë të kampionatit nën drejtimin e trajnerit të ri, Maurizio Sarri, i cili ka për detyrë të përmirësojë vendin e pestë të zënë nga “Blutë” sezonin e kaluar.

Huddersfield ka bërë disa paraqitje të mira në fazën përgatitore, duke marrë tri fitore të njëpasnjëshme kundër disa ekipeve serioze (Lyon, Bologna, Leipzig). Terence Kongolo është blerë përfundimisht nga Monaco pas një sezoni të kaluar me formulën e huazimit. Një blerje që është bërë me synimin për të përforcuar një mbrojtje që pësoi 58 gola (1.53 për ndeshje) në 2017/18.

Pavarësisht ecurisë së mirë në miqësoret e verës, ka disa dyshime në lidhje me formën e Huddersfield, që e mbylli sezonin e kaluar me vetëm një fitore në dhjetë ndeshje (1 fitore, 4 barazime, 5 humbje), duke shënuar vetëm tre gola. Ndërkohë, sezoni i kaluar ka konfirmuar “trendin” e Chelsea, që ka zhvilluar një sezon zhgënjyes pas vitit të titullit. Edhe triumfi i 2015-ës është pasuar nga një vend i dhjetë në 2016-ën.

Lojtarët që duhen mbajtur nën vëzhgim në këtë ndeshje janë: Steve Mounie dhe Alvaro Morata. I pari ka shënuar shtatë gola në sezonin e kaluar të Premier League dhe ka shënuar tre në katër ndeshjet e fundit përgatitore. I dyti ka zhvilluar një sezon të parë zhgënjyes me Chelsea-in, edhe pse e nisi me gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e para.

Për sa i takon statistikave, pesë ndeshjet e fundit të Huddersfield janë mbyllur me nën 2.5 gola për takim. Ndërkohë, në 15 nga 21 ndeshjet e fituara nga Chelsea sezonin e kaluar, “Blutë” kanë qenë në avantazh pas pjesës së parë. Gjithashtu, Chelsea ka marrë 42 kartonë të verdhë sezonin e kaluar (1.1 për ndeshje), më pak se çdo ekip tjetër të kampionatit.

Related posts

Angli-Tunizi, plani i terroristëve deshtoi për të sulmuar…

Sadik.Autor

LEGJENDAT E MANCHESTERIT BEFASOJNË FERGUSONIN/ Shikojeni surprizën e veçantë… (FOTO)

Isa.Autor

UEFA RRIT shpërblimet për Ligën e Kombeve, ja sa mund të arkëtojë SHQIPËRIA

Isa.Autor

Leave a Comment