Futboll Sport

ATLETIKË/ Smajlaj zhgënjen në Berlin, nuk mbron dot titullin kampion

Izmir Smajlaj nuk ia doli dot të futet në zonën e medaljeve, në Kampionatin Europian të Atletikës, që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.

Atleti shkodran i kërcimit së gjati mori një rezultat për t’u harruar, pasi u rendit vetëm në vendin e dhjetë, duke lënë pas vetëm dy prej kundërshtarëve. Izmir Smajlaj dështoi në provën e parë, ndërsa në të dytën kërceu 7.83 metra dhe në të tretën 7.41 metra.

Kështu shkodrani nuk arriti të kërceja as 8.08 metra, distancë që i mjaftoi vitin e kaluar për t’u shpallur kampion Europe vitin e kaluar në Beograd, titull që këtë herë dështoi ta mbrojë.

Related posts

MERKATO/ Rafinha po kryen testet mjekësore te Interi

Q.Autor

“TIRANA MË LART MORALISHT”/ Flet portieri Alban Hoxha: Fitojmë derbin dhe hapim…

Delo.autor

BARCELONA THELON SHIFRAT/ Shënon në fillim “Pleshti”, më pas Suarez (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment